8181Punëtorë të prodhimit të qelqit, qeramikës dhe të tjera që lidhen me to

Grup njësi · 45 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e prodhimit të qelqit, qeramikës dhe të tjera që lidhen me to drejtojnë dhe monitorojnë furrat e shkrirjes, ngrohjes dhe makineri dhe pajisje të tjera që përdoren në prodhimin e qelqit, qeramikës, porcelanit, tjegullave ose tullave. Ata drejtojnë makineritë për të kalitur, ngurtësuar ose zbukuruar qelqin dhe qeramikën.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe monitorojnë furrat e bërjes së qelqit për të prodhuar qelqin nga shkrirja dhe ngjitja e përbërësve të para-përziera;
  • Kujdesen për të ngrohur ose ftohur pjesën fundore të pajisjes me spërkatje që përdoret tek qelqi për ta bërë sipërfaqen më të fortë.
  • Drejtojnë dhe mirëmbajnë makineritë që shtypin ose fryjnë qelqin e shkrirë në kallëpe për të formuar ose dhënë forma të tilla si shishet, kavanozat apo gotat e ujit të pijshëm;
  • Drejtojnë shtypjen me dorë për të bërë kallëpin e qelqit në formën e kërkuar;
  • Drejtojnë hapjen e furrës gjatë shkrirjes së qelqit për ta kthyer atë në një fletë të sheshtë qelqi;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë lëvizjen e qelqit përgjatë prodhimit në uzinë;
  • Drejtojnë dhe mirëmbajnë makineritë e përfundimit për të bluar, ushtruar, ashpërsuar, pjerrëzuar, zbukuruar etj., lan ose shkëlqen qelqin apo produktet e qelqit;
  • Ndërtojnë dhe drejtojnë makineritë që shtypin për të bërë kallëpet e artikujve të qeramikës nga argjila e njomë
  • Drejtojnë makineritë në përzierjen e argjilës me ujë për ta gatuar atë në kushte të përshtatshme ose në një formë gjysmë e ujshme për të bërë produktet e qeramikës;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë furrat që pjekin qeramikën, mallrat prej porcelani dhe tjegullat;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë në dhënien e sipërfaqes së lëmuar ose lëndëve gërryese;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që nxjerr qelqin e shkrirë në formimin e filamenteve të qelqët;
  • Mbikëqyrin produktet e përfunduara për të identifikuar ndarjet, çarjet, dëmtimet, ngjyrat dhe probleme të tjera;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i prodhimit të qelqit, qeramikës dhe të tjera që lidhen me to mund të ndërmarri disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të qelqit, qeramikës dhe të tjera që lidhen me to duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri për prodhimit të qelqit, qeramikës dhe të tjera që lidhen me to.

Profesionet në këtë grup

  • Makinist i bërjes së formave të qelqit
  • Makinist i formave të derdhjes në poçeri dhe porcelan
  • Makinist i fryrjes së qelqit
  • Makinist i gdhendjes së qelqit
  • Makinist i gravurave të qelqit
  • Makinist i bluarjes së qelqit
  • Makinist i kalitjes së qelqit
  • Makinist i përkuljes së qelqit
  • Makinist i prarimit të qelqit
  • Makinist i presave të qelqit
  • Makinist i prodhimeve të qeramikës
  • Makinist i prodhimit të poçerisë dhe porcelanit
  • Makinist i prodhimit të qelqit
  • Makinist i prodhimit të shisheve
  • Makinist i prodhimit të shufrave të qelqit
  • Makinist i prodhimit të tubave të qelqit
  • Makinist i rrotullimit (petëzimit) të pjatave të qelqit
  • Makinist i shkëlqimit të lenteve prej qelqi
  • Makinist i shkëlqimit të pjatave të qelqit
  • Makinist i shkëlqimit të qelqit
  • Makinist i shpimit të poçerisë
  • Makinist i shpimit të qelqit
  • Makinist i temperimit të qelqit
  • Makinist i tërheqjes së qelqit
  • Makinist i vizatimit të qelqit
  • Manovrator i grimcimit të argjilës
  • Manovrator i grimcimit të qelqit
  • Manovrator i përzierjes së argjilës
  • Manovrator i përzierjes së glazurës
  • Manovrator i përzierjes së lëndëve abrazive
  • Manovrator i përzierjes së qelqit
  • Manovrator i prodhimit të argjilës
  • Manovrator i prodhimit të fibrave të qelqit
  • Manovrator i prodhimit të glazurës
  • Operator furre i poçerisë dhe porcelanit
  • Operator furre i poçerisë dhe porcelanit në furra pjekje
  • Operator furre i poçerisë dhe porcelanit në furra të thata
  • Operator furre tjegullash në furra
  • Operator i brumit të argjilës
  • Operator i pajisjes së ripërzierjes së qelqit
  • Operator i prerjes së stampave të enëve prej balte dhe të porcelanit
  • Operator i presës së argjilës
  • Operator i presës së filtrimit të argjilës
  • Operator nxjerrës i glazurës
  • Punëtor furre

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye