8183Punëtorë të makinerive të paketimit, ambalazhimit dhe etiketimit
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Punëtorët e makinerive të paketimit, ambalazhimit dhe etiketimit drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që peshojnë, ambalazhojnë dhe etiketojnë produkte të ndryshme ose mbushin kontejnerë të ndryshëm me produkte.
Detyrat kryesore
Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që peshojnë, ambalazhojnë, vulosin dhe paketojnë produkte të ndryshme;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që mbushin dhe vulosin tubat, shishet, kanaçe, kutitë, çantat dhe ngarkesa të tjera me produkte të tilla si ushqim, pije, bojëra, vajra dhe kremra;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që duke ngjitur - ose me metoda të tjera - etiketojnë produkte, paketime dhe kontejnerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive që kërkon ky profesion.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive të paketimit, ambalazhimit dhe etiketimit mund të ndërmarri disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive të paketimit, ambalazhimit dhe etiketimit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.
Të ketë njohuri për makineritë e paketimit, ambalazhimit dhe etiketimit.
Profesionet në këtë grup
- Operator i makinerive të mbushjes së enëve dhe shisheve
- Operator i makinerive të paketimi
- Operator i makinerive për mbyllje enësh
- Operator i makinerive të mbylljes së shisheve
- Operator i makinerive të vënies së markës/produkteve
- Operator i makinerive të vënies së etiketave
- Operator makine mbështjellëse

