811Punonjës të minierave dhe në uzina të përpunimit të mineraleve

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e minierave dhe të uzinave të përpunimit të mineraleve drejtojnë dhe monitorojnë proceset e ndryshme të punës në uzinë si makineritë të cilat nxjerrin gurë dhe minerale nga toka, përpunojnë mineralet dhe gurët, hapin puse dhe vrima, si dhe prodhojnë nënprodukte të mineraleve apo përpunojnë me cikël të plotë çimenton dhe produktet e gurit.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë procese të ndryshme pune në miniera apo uzina të përpunimit të mineraleve;
  • Drejtojnë makineri dhe pajisje ndihmëse për përpunimin e mineraleve si p.sh makineritë dhe pajisjet e shpimit, makineritë e minierave, prerjes, thyerjes, bluarjes, pompimit dhe përzierjes;
  • Monitorojnë një shumëllojshmëri procesesh pune në miniera apo në uzina të përpunimit të mineraleve, si dhe makineri e pajisje ndihmëse;
  • Drejtojnë larjen, ndarjen/seleksionimin dhe nxjerrjen e mineraleve duke kombinuar pajisjet që heqin mbeturinat dhe rigjejnë mineralet;
  • Drejtojnë makineri të ndryshme në bërjen e çimentos, betonit, gurit artificial, etj;
  • Përgatisin betonin dhe nënprodukte të tij dhe produkte të gurëve;
  • Monitorojnë performancën e makinerive të ndryshme në uzinë;
  • Zbulojnë keqfunksionimin e makinerive dhe pajisjeve dhe i raportojnë ato te personat përgjegjës;
  • Riparojnë defekte të thjeshta të makinerive dhe pajisjeve;
  • Kryejnë mirëmbajtjen dhe pastrimin e makinerive, pajisjeve dhe ambienteve të uzinës të përpunimit të mineraleve apo minierave;
  • Bëjnë regjistrimin e prodhimit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i minierave dhe përpunimit të mineraleve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye