8113Punëtorë të shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Punëtorët e shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to montojnë dhe drejtojnë makinerinë e shpimit dhe pajisjeve që lidhen me to për hapjen e puseve, nxjerrjen e mineraleve jo metalike, lëngjeve dhe gazrave ose për një sërë qëllimesh të tjera.
Detyrat kryesore
- Çmontojnë, lëvizin dhe montojnë pajisjet e shpimeve dhe pajisjet ndihmëse;
- Montojnë dhe çmontojnë tuba, zorrë, pajisjen shpuese dhe zëvendësojnë pajisjet jofunksionale;
- Drejtojnë kontrolluesit për të ulur ose ngritur tubat e shpimit dhe zorrëve brenda dhe jashtë puseve, rregullojnë presionin në puse dhe kontrollojnë shpejtësinë e mjeteve;
- Përgatisin lëngun e shpimit dhe kontrollojnë funksionimin e pompave për të siguruar qarkullimin e duhur të lëngjeve në tubat e shpimit dhe pusin;
- Monitorojnë standardet dhe tregues të tjerë, dëgjojnë pajisjet për të zbuluar ndonjë keqfunksionim dhe kushte të pazakonta të pusit dhe përcaktojnë nevojën për ndryshimin e pajisjes shpuese;
- Mirëmbajnë, përshtatin, riparojnë dhe pastrojnë pajisjet e shpimit e sondat, krikun dhe makineri të tjera;
- Regjistrojnë proceset e shpimit dhe ndihmojnë në detyra të tjera;
- Drejtojnë makinat dhe mjetet për heqjen e pluhurit, pajisjeve të thyera ose të dëmtuara nga vrimat ose puset;
- Mbyllin dhe vulosin puset që nuk do të jenë më në përdorim;
- Mund të Mbikëqyrin dhe trajnojnë anëtarët e skuadrës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të kë tij profesioni .
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e shpimeve duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të shpimeve.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor i kullave të shpimit të naftës dhe gazit
- Punëtor i pajisjeve shpuese/rrotulluese(të puseve të naftës dhe të gazit)
- Punëtor i pajisjeve shpuese/të puseve
- Punëtor i pajisjeve tërheqëse/të puseve të naftës dhe të gazit
- Punëtor turjelave kabllore (të puseve të naftës dhe të gazit)
- Sondist

