8114Punëtorë të prodhimit të çimentos, gurëve dhe materialeve të tjera

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të prodhimit të çimentos, gurëve dhe materiale të tjera drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për prodhimin dhe përfundimin e betonit, bitumit, produkteve të gurit dhe formatit të gurëve për qëllime ndërtimi.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë makineritë që bëjnë nxjerrjen, derdhjen, përzierjen, pompimin, ngjeshjen, bluarjen dhe prerjen për të prodhuar betonin dhe produktet finale të gurit;
  • Drejtojnë fabrikën në prodhimin e çimentos, gëlqeres duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e përbërësve dhe drejtojnë në mënyrë të vazhdueshme furnizimin e pajisjeve siç janë pompat dhe konvejeri;
  • Drejtojnë fabrikën dhe makineritë gjatë procesit të peshimit, përzierjes së rërës, zhavorrit çimentos, ujit dhe përbërës të tjerë në bërjen e betonit;
  • Drejtojnë fabrikën dhe makinerinë e cila mbledh dhe mbush me beton gurët artificialë të përzier, largojnë derdhjen nga kallëpet dhe përfundojnë sipërfaqet;
  • Presin, bluajnë, shpojnë, pastrojnë dhe shkëlqejnë produktet e betonit dhe blloqeve të gurit, pllakave dhe produkteve me specifikat e punës;
  • Kontrollojnë planet dhe specifikat e prodhimit për të përcaktuar dhe zgjedhur materialet, përbërësit, procedurat, elementët, radhitin dhe përshtatin nxjerrjen, derdhjen, përzierjen dhe ngjeshjen me makineri;
  • Monitorojnë fabrikën dhe makineritë gjatë punës duke respektuar instrumentet siç janë temperatura, matja presionit, përshtatin, kontrollojnë dhe raportojnë keqfunksionimin;
  • Mbledhin dhe shqyrtojnë mostrat e përziera dhe produktet e përfunduara konform specifikimeve dhe përshtatin makinerinë sipas kërkesave të punës;
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë regjistrimin e prodhimit, duke përfshirë informacionin për sasinë, dimensionet dhe llojet e materialeve dhe mallrave të prodhuar;
  • Rregullojnë dhe asistojnë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerisë dhe fabrikës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i çimentos, gurëve dhe materialeve të tjera mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e çimentos duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të çimentos, gurëve dhe materialeve të tjera.

Profesionet në këtë grup

  • Manovrator i prodhimit të armaturave.
  • Operator makine zmerilizuese
  • Punëtor i makinës së prerjes së mozaikëve
  • Punëtor i makinës së prerjes së produkteve të gurit
  • Punëtor i makinës së gdhendjes së gurëve
  • Punëtor i makinës së lustrimit të betoneve
  • Punëtor i makinës së lustrimit të gurëve
  • Punëtor i makinës së produkteve minerale
  • Punëtor i makinës të prodhimeve të çimentos
  • Punëtor i prodhimit të tullave me makineri
  • Punëtor i uzinës së përzierjes së betonit
  • Punëtor makine i lyerjes me bojë të prodhimeve abrazive
  • Punëtor makine i prodhimit të gurëve artificialë
  • Punëtor makine i produkteve të çimento - asbestit
  • Punëtor makine i produkteve të gdhendura/të gurit
  • Punëtor makine i produkteve të derdhura të betonit
  • Punëtor makine i produkteve të derdhura të gurit
  • Punëtor torno gurpunues
  • Operator makine për lustrim e diamantit industrial

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye