8112Punëtorë të uzinave të përpunimit të xeherorëve dhe gurëve

Grup njësi · 27 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e uzinave të përpunimit të xeherorëve dhe gurëve drejtojnë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet për përpunimin e shkëmbinjve, mineraleve dhe gurëve për të prodhuar produkte të pastra për përdorim të menjëhershëm ose për një përpunim të mëtejshëm.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë dhe drejtojnë makineritë në uzinë që bluajnë, thërrmojnë, presin, sharrojnë në feta shkëmbinjtë, mineralet dhe gurët sipas kërkesave të punës;
  • Vendosin blloqet e pllakave të gurit në makinë për t’u sharruar, prerë dhe punë të mëtejshme;
  • Monitorojnë dhe mirëmbajnë lëvizjen e shkëmbinjve të papërpunuara, mineraleve dhe gurëve nga konvejeri tek makinat;
  • Drejtojnë larjen, ndarjen, kullimin, kondensimin, filtrimin, shtrydhjen dhe bashkojnë pajisjet për të larguar materialet e panevojshme dhe për të nxjerrë mineralet;
  • Bashkojnë mineralet jo metalikë me tretës për lehtësuar përpunimin e mëtejshme;
  • Ndajnë metalet dhe mineralet e koncentruara nga mineralet jo metalikë dhe nga depozitat aluvione nëpërmjet proceseve të trashjes, pluskimit, ndarjes në bazë të gravitetit, filtrimit dhe ndarjes magnetike dhe elektrostatike;
  • Vëzhgojnë matësit, distancat dhe kontrollojnë panelet, përshtatin valvulat dhe i kontrollojnë për të siguruar funksionimin e sigurt dhe efikas të pajisjeve, zbulojnë keqfunksionimin, asistojnë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive;
  • Kontrollojnë materialet e përpunuara vizualisht ose me duar për të siguruar përputhshmërinë me standardet e vendosura dhe specifikimet e punës dhe mund të mbledhë mostra për testim në laborator;
  • Regjistrojnë informacionin në lidhje me përpunimin e përfunduar përgjatë turneve, siç janë sasitë, tipat dhe dimensionet e materialeve të prodhuara;
  • Klasifikojnë, grumbullojnë, lëvizin mineralet dhe gurët e përpunuar që paketohen dhe nisen për përpunim të mëtejshëm jashtë vendit duke i transportuar me tokë apo anije.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të kë tij profesioni.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i përpunimit të xeherorëve dhe gurëve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
  • Të ketë njohuri për mirëmbajtjen.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Makinist i sharrimit të gurëve
  • Makinist i bluarjes së gurëve
  • Makinist i bluarjes së mineraleve
  • Makinist i përpunimit magnetik të xeherorëve
  • Makinist i përpunimit të mineraleve
  • Makinist i prerjes së gurëve
  • Makinist i pulverizimit të mineraleve
  • Makinist i rrafshimit të gurëve
  • Makinist i shpimit të gurëve
  • Makinist i thyerjes së gurëve
  • Makinist i thyerjes së qymyrit
  • Makinist i thyerjes së shkëmbinjve
  • Makinist i thyerjes së xeherorëve
  • Makinist i çarjes së gurëve
  • Makinist i larjes së mineraleve
  • Makinist i përpunimit të gurëve
  • Precipitator i argjendit
  • Precipitator i arit
  • Punëtor cianidi i veçimit
  • Punëtor i koneve të minierës
  • Punëtor i pajisjeve të gravitacionit/në minierë
  • Punëtor pluskimi i bakrit
  • Punëtor pluskimi i mineraleve
  • Punëtor pluskimi i molibdenit
  • Punëtor thyes/rrotullues
  • Sitës i materialeve të njoma
  • Punëtor në shkrirje /pasurim të mineralit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye