752Punonjës të përpunimit të drurit, prodhues i mobilieve dhe të tjera të ngjashme

Grup i vogël · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit në këtë grupim, bëjnë përpunimin dhe modelimin apo gdhendjen e drurit, me qëllim prodhimin e produkteve gjysmë të gatshme ose të gatshme të drurit. Ata ofrojnë shërbime për mirëmbajtjen dhe riparimin e produkteve të drurit. Duke përdorur vegla dhe makineri të ndryshme ata mundet të bëjnë sharrime precize, shpime të sakta, konfiguracione të llojeve të ndryshme, si dhe punime të tjera. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve dhe në fabrika të prodhimeve të drurit apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë matje dhe bëjnë skicime të thjeshta për prodhimin e produkteve të ndryshme prej druri;
  • Kryejnë punime sharrimi me qëllim prodhimin e produkteve gjysmë të gatshme, deri në prodhimin e produkteve përfundimtarë;
  • Kryejnë punime, shpim të drurit;
  • Kryejnë punime lustrimi të drurit apo të produkteve të drurit;
  • Kryejnë punime prerje të drurit;
  • Kryejnë punime zumparimi të drurit;
  • Gdhendin drurin me modele dhe motive të ndryshme duke përdorur vegla dhe makina për përpunimin e drurit;
  • Punojnë mobilie apo pajisje druri duke përdorur vegla dhe makina për përpunimin e drurit;
  • Montojnë mobilie apo pajisje druri;
  • Kryejnë punime me thurje;
  • Kryejnë punime dekorative në dru;
  • Kryejnë lustrimin e sipërfaqes së drurit apo mobilieve;
  • Riparojnë mobilie apo pajisje druri duke përdorur vegla dhe makina për përpunimin e drurit;
  • Montojnë makineri për përpunimin e drurit;
  • Punojnë me makineri të ndryshme për përpunimin e drurit;
  • Përpunojnë dhe konservojnë drurin;
  • Bëjnë modele nga druri, motive dhe artikuj të ndryshëm druri, këpucë dhe pjesë sportive, vegla muzikore druri, shkallë prej druri, kuti instrumentesh, korniza fotografish etj.;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të makinerive të përpunimit të drurit dhe veglave të punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimiprofesional në këtë fushë;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i përpunimit të drurit, prodhues i mobilieve dhe të tjera të ngjashme mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel inxhinier.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e përpunimit të drurit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Profesionet dhe montuesit e pajisjeve dhe makinave të përpunimit të drurit me përvojë dhe njohuri të veçanta klasifikohen në Grupin Kryesor 8.
  • Profesionet elementare të natyrës së thjeshtë që përfshijnë punë me vegla dore dhe pak përpjekje fizike, si edhe me pak njohuri paraprake për punën, klasifikohen në Grupin kryesor 9.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye