7522Prodhues i mobilieve dhe të tjerë të ngjashëm

Grup njësi · 30 profesione

Përshkrimi

Prodhuesi i mobilieve dhe të tjerë të ngjashëm bën përpunimin e drurit për prodhime gjysmë të gatshme, si dhe përpunimin e elementëve gjysmë të gatshme (melaminës, kompensatës, MDF, fibrës, etj.) në elementë për prodhimin e dyerve, mobilieve të ndryshme, prodhimeve artistike, riparimeve, prodhimin e varkave prej druri, tapiceri etj. Prodhuesi i mobilieve mund të punësohet në ndërmarrje të ndryshme si prodhues ose në mirëmbajtje, reparte dhe mini-reparte të ndryshme prodhimi mobiliesh, të vetëpunësohet etj.

Detyrat kryesore

  • Komunikojnë me klientët për të realizuar kërkesat e tyre;
  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës;
  • Kryejnë matjet e nevojshme, duke përdorur instrumentet përkatës;
  • Bëjnë skicime të ndryshme;
  • Bëjnë preventiv për punimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Parapërgatitin vendin e punës (kontrollojnë makineritë, pastrojnë vendin e punës etj.);
  • Përpunojnë detalet prej druri me M.D.F. dhe me melamin;
  • Përpunojnë tabelën e prerjes;
  • Bëjnë shënimin dhe prerjen e materialit me mbishtesa;
  • Kalojnë detalin në plan groset dhe bëjnë shkurtimin në përmasa neto;
  • Kryejnë punime për frezim, sipas tabelës së prerjes;
  • Kryejnë punime për birim, tabelës së prerjes;
  • Kryejnë punime për zbusim, sipas tabelës së prerjes;
  • Kryejnë punime për montimin në të thatë dhe me lëndë ngjitëse;
  • Bëjnë lustrimin e produktit dhe montimin e aksesorëve;
  • Kryejnë montimin e aksesorëve;
  • Kryejnë punime smerilimi;
  • Kryejnë kontrollin përfundimtar të produktit, duke përdorur vegla dore dhe pajisje të nevojshme për matje;
  • Bëjnë paketimin e produktit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimiprofesional në këtë fushë;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një prodhues i mobilieve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier druri, dega përpunim druri.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) ne fushën e përpunimit të drurit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: makinist për përpunimin e drurit, montues mobiliesh, prodhues i lëndës së sharruar, projektues për prodhimin e mobilieve, karpentier, mirëmbajtës të prodhimeve prej druri etj.

Profesionet në këtë grup

  • Aplikues kompensate
  • Fuçipunues
  • Gdhendës druri
  • Lustrues i mobilieve
  • Lyerës i mobilieve
  • Mobilier
  • Ndërtues karkase makine druri
  • Ndërtues karrocerish druri
  • Ndërtues rimorkio druri
  • Prodhues bastunësh
  • Prodhues bazament pianoje
  • Prodhues bucelash
  • Prodhues i instrumenteve muzikore prej druri (çifteli, lahuta, mandolina etj.)
  • Prodhues i produkteve prej druri
  • Prodhues karrigesh
  • Prodhues karrocash
  • Prodhues këpucësh me taban druri
  • Prodhues kornize fotografish/pikturash
  • Prodhues kutish të ndryshme
  • Prodhues llullash
  • Prodhues mobiliesh të ndryshme
  • Prodhues modele druri
  • Prodhues pajisjesh sporti druri
  • Prodhues pajisjesh zbukurimesh druri
  • Prodhues shkalle druri
  • Prodhues tavolinash
  • Shtrues dyshemeje druri
  • Tapicier
  • Zdrukthëtar
  • Modelues mobiliesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye