7523Punonjës dhe montues të makinave drupunuese

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Punëtori dhe montuesi i makinave drupunuese monton dhe operon makineri të proceseve të ndryshme drupunuese. Ai lexon dhe interpreton specifikimet ose udhëzimet e produktit të dhënë dhe programon makineritë për proceset e ndryshme të punës. Monitoron makineri dhe njofton për ecurinë e tyre. Ai bën sharrime preçize, gdhendje, modelime, shpime, kthime, lustrime, zumparime etj. të drurit me makineritë përkatëse. Prodhon, riparimin dhe bashkon elementët të mobilieve dhe produkte të tjera prej druri duke zgjedhur veglat dhe pajisjet e përshtatshme për proceset e ndryshme të punës. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh apo prodhimesh druri apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë matje dhe bëjnë skicime të thjeshta për prodhimin e produkteve të ndryshme prej druri;
  • Lexojnë dhe interpretojnë specifikimet ose udhëzimet të produktit të dhënë;
  • Prodhojnë (formësojnë) ose riparojnë elementët, pjesët për mobilie dhe produkte të tjera druri;
  • Bashkojnë elementët, pjesët për mobilie dhe produkte të tjera druri;
  • Kryejnë kontrollin fizik të makinerive dhe vendit të punës;
  • Bëjnë skuadrimin e makinerisë së përpunimit të drurit;
  • Montojnë makineri dhe pajisje të proceseve të ndryshme drupunuese dhe operojnë me to;
  • Programojnë makineri të proceseve të ndryshme drupunuese;
  • Monitorojnë makineri të proceseve të ndryshme drupunuese dhe njoftojnë për ecurinë e tyre;
  • Zgjedhin thikat, sharrat, puntot etj. e makinerive drupunuese sipas procesit të punës, funksioneve të makinerive dhe specifikimeve të produktit;
  • Kryejnë sharrimin e drurit me makineri apo sharra të ndryshme;
  • Kryejnë punime prerje me makina drupunuese;
  • Kryejnë punime kthimi, përkuljeje druri me makina drupunuese;
  • Kryejnë punime shpimi me makina drupunuese;
  • Kryejnë punime lustrimi me mjete apo makina lustrimi;
  • Kryejnë punime zumparimi me makina drupunuese;
  • Gdhendin drurin me modele dhe motive të ndryshme duke përdorur makineritë e duhura për përpunimin e drurit;
  • Montojnë mobilie dhe produkte të ndryshme druri;
  • Montojnë aksesorë të ndryshëm të nevojshëm të prodhimeve të drurit;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Bashkëpunojnë dhe konsultohen me kolegët për proceset e ndryshme të punës;
  • Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të makinerive të përpunimit të drurit dhe veglave të punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimiprofesional në këtë fushë;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor dhe montues të makinave drupunuese mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e përpunimit të drurit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si montues i makinave drupunuese, montues i makinave formuese, montues i makinave prerëse, montues i sharrave të drurit, sharrues druri, punonjës makinerive me precizion, zumparues druri me makina drupunuese etj.

Profesionet në këtë grup

  • Bërës i bashkuesve prej druri
  • Bërës i thumbave prej druri
  • Hapës vrimash në dru
  • Kthyes druri
  • Montues i makinave drupunuese
  • Montues i makinave formuese
  • Montues i makinave prerëse
  • Montues i makinave prerëse drupunuese
  • Montues i sharrave të drurit
  • Montues i tornove të drurit
  • Montues i zdrukthove
  • Sharrues druri
  • Punonjës makinerive me precizion
  • Sipërmarrës punimesh druri
  • Zumparues druri me makina drupunuese
  • Punonjës i tornove të drurit
  • Punonjës i makinerive drupunuese

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye