7319/2Punonjës të punimeve me dorë të paklasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Punonjës të punimeve me dorë të paklasifikuar diku tjetër kryejnë veprime të nevojshme për të prodhuar artikuj artizanalë, duke përdorur teknika dhe modele tradicionale. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh apo prodhimesh të këtyre artikujve apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përzgjedhin lëndën e parë: metal, dru, etj.;
- Bëjnë përpunime të ndryshme të lëndës së parë, të tillë si metale jo të çmuara, gur, etj.;
- Bëjnë lojëra të thjeshta me materiale metali, guri, etj.;
- Prodhojnë objekte artistikë nëpërmjet gdhendjes së drurit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e punimeve me dorë të tekstilit, lëkurës dhe materialeve të tjera të ngjashme duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor të punimeve me dorë
- Punues me dorë të lodrave metalike
- Punues me dorë të lodrave prej guri

