7319/1Punonjës të punimeve me dorë të tekstilit, lëkurës dhe materialeve të tjera të ngjashme
Grup njësi · 46 profesione
Përshkrimi
Punonjësi i punimeve me dorë të tekstilit, lëkurës dhe materialeve të tjera të ngjashme kryen veprime të nevojshme për të prodhuar pëlhura të endura, qilima, dantella apo materiale të tjera të thurura, të qëndisura, veshje të endura, çanta, rripa dhe pjesë të tilla shtesë si dhe artikuj të tjerë për përdorim të ndryshme, duke përdorur teknika dhe modele tradicionale. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh apo prodhimesh të këtyre artikujve apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përzgjedhin lëndën e parë: lesh, pambuk dhe materiale apo fibra të tjera;
- Bëjnë përpunime të ndryshme të lëndës së parë si: pastrim, seleksiononim, larje, krehje, tjerrje, etj.
- Kategorizojnë dhe klasifikojnë fibra të ndryshme tekstile natyrore;
- Bëjnë tjerrje dhe dredha të fijes me dorë;
- Bëjnë ngjyrosje të ndryshme të lëndës së parë;
- Përgatitin pajisjet dhe makineritë për fillimin e punës;
- Skicojnë modelin në se është e nevojshme;
- Endin boshtin (bazën ) kryesor (për qilimin);
- Kalojnë boshtin (bazën) në lisa (për qilimin);
- Kalojnë boshtin (bazën) në krehër (për qilimin);
- Lidhin bazën në tamburën (në boshtin mbledhës);
- Vendosin fijet sipas ngjyrave të kërkuara të modelit;
- Bëjnë thurjen sipas modelit;
- Bëjnë qepje të ndryshme kur është e nevojshme;
- Lidhin pjesët fundore të qilimit apo materialeve të tjera për të formuar thekët;
- Pastrojnë me gërshërë fijet apo pjesët e panevojshme;
- Bëjnë ambalazhime ndryshme;
- Kryejnë thurje të veshjeve dhe artikujve të ndryshëm për përdorim shtëpiak, në makinë ose me dorë si: sixhade, dantella, qilim apo pëlhura të tjera;
- Kryejnë qëndisje të veshjeve dhe artikujve të ndryshëm zbukurimi;
- Bëjnë përpunime të thjeshta dhe ngjyrosje të lëkurës së kafshëve për prodhime tradicionale të këpucëve, çantave të dorës, rripave dhe shtojcave tjera;
- Bëjnë rrjeta të ndryshme me dorë;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i punimeve me dorë të tekstilit, lëkurës dhe materialeve të tjera të ngjashme mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja arsimit të lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel inxhinier tekstili.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e punimeve me dorë të tekstilit, lëkurës dhe materialeve të tjera të ngjashme duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Bërës kordoni
- Bërës mbulesa mobiliesh (tapicier)
- Bërës rrjetash
- Bërës rrjetash peshku
- Bërës rrjetash sigurimi
- Bërës xhufkash tapeti
- Copëtues
- Endës fibrash tekstile
- Hapës i fibrave tekstile
- Klasifikues fibrash tekstile
- Krehës fibrash tekstile
- Lagës i fibrave tekstile
- Mbledhës i fibrave tekstile
- Pastrues fibrash tekstile
- Pastrues gëzofi
- Përgatitës i fibrave tekstile
- Përzierës fibrash tekstile
- Punëtor endës leshi
- Punëtor larës leshi
- Punëtor përpunim leshi
- Punëtor tezgjahu me dorë
- Punëtor tjerrës leshi
- Punëtor artizan i tekstileve
- Punëtor artizan i tekstileve të thurura
- Punëtor artizan për lëkurë
- Punëtor artizan për ngjyrosje leshi
- Punëtor artizan për qilima
- Punëtor artizan për thurje veshjesh
- Punëtor artizan për veshje
- Punues tezgjahu
- Pushëzues tekstili
- Riparues pëlhure
- Rregullues tezgjahu
- Rregullues tezgjahu/thurës
- Rregullues tezgjahu/xhakard
- Tërheqës në tekstile të thurura
- Thurës
- Thurës mbulesash
- Thurës me grep
- Thurës tapeti
- Thurës veshjesh
- Vendosës makinash thurëse
- Vijëzues bobine
- Vizatues fibrash tekstile
- Zbardhues fibrash tekstile
- Restaurues tekstili

