723Montues dhe riparues të makinerive

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Montuesit dhe riparuesit e makinerive montojnë, instalojnë dhe kryejnë testime dhe prova të ndryshme për të kontrolluar mirëfunksionimin e tyre, si dhe riparojnë dhe mirëmbajnë motorë, automjete, makineri industriale dhe bujqësore dhe pajisje të ngjashme mekanike. Ata mund të punësohen në kompani të punimeve mekanike, në servise automjetesh, në kompani të specializuar në instalimin e produkteve të veçanta, kompani të shërbimeve të ndryshme mekanike apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Inspektojnë, diagnostikojnë produktet (makineritë apo pajisjet) për të përcaktuar kërkesat për instalim, montim, riparim etj.;
  • Lexojnë projektet ose specifikimet teknike për të përcaktuar radhën e punës dhe procedurat e instalimit, montimit apo riparimit;
  • Sigurojnë dhe përdorin mjetet dhe pajisjet përkatëse të punës për instalime, montime dhe riparime;
  • Montojnë dhe instalojnë automjete, avionë, lokomotiva, makina bujqësore dhe industriale dhe pajisje të ngjashme mekanike;
  • Riparojnë automjete, avionë, lokomotiva, makina metal punuese, makina bujqësore dhe industriale dhe pajisje mekanike të ngjashme;
  • Riparojnë ose zëvendësojnë pjesët e dëmtuara ose që kanë kaluar afatin e përdorimit;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të automjeteve, avionëve, lokomotivave, makinave bujqësore dhe industriale dhe pajisjeve mekanike të ngjashme;
  • Riparojnë biçikleta dhe të tjera të ngjashme;
  • Kryejnë testime dhe prova të ndryshme për të përshtatur produktet e riparuara dhe për të kontrolluar mirëfunksionimin e tyre;
  • Kryejnë kalibrimin e produkteve duke përdorur mjetet apo pajisjet përkatëse;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye