7234Riparues të biçikletave dhe të tjerë të ngjashëm
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Riparuesi i biçikletave dhe të tjerë të ngjashëm kryen riparime dhe shërbime të biçikletave dhe pajisjeve mekanike të tjera si: karroca për fëmijë, karrige me rrota dhe pajisje të ngjashme transport jo të motorizuar. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve, riparimeve të këtyre pajisjeve apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Parapërgatitin vendin e punës, bazën materiale dhe mjetet e punës për kryerjen e punimeve të ndryshme;
- Kryejnë ekzaminimin e biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo-motorizuar;
- Bëjnë çmontimin e pjesëve të dëmtuara të biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo-motorizuar;
- Kryejnë riparime të pjesëve të dëmtuara të biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo-motorizuar;
- Kryejnë pastrimin dhe lubrifikimin e kushinetave dhe pjesëve të tjera të lëvizshme;
- Zëvendësojnë dhe riparojnë komponentët dhe pajisje, të tilla si frenat, mekanizmin e drejtimit, zinxhir, rrota, e komponentë të tjerë të ngjashëm;
- Ndryshojnë gomat dhe kontrollojnë presionin e ajrit në to;
- Bëjnë ndërrimin apo vaisjen e kavove të frenave;
- Montojnë pjesët e riparuara të biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo motorizuar;
- Bëjnë regjistrimin e frenave dhe gominave të tyre;
- Kryejnë lyerjen e trupit të biçikletës dhe parafangot e saj, sipas porosive dhe kërkesave të klientit;
- Bëjnë montimin si dhe regjistrimin e sistemit të ndriçimit;
- Bëjnë montimin e ndriçuesve fosforeshent te disqet dhe në pjesët ballore e fundore të saj;
- Bëjnë montim të aksesorëve ndihmës siç janë: zgara, koshi apo karrige të vogël për transportin e fëmijëve të vegjël;
- Montojnë biçikleta të reja, karrige me rrota dhe pajisje të ngjashme jo- motorizuar;
- Bëjnë riparimin e çadrave të krahëve të tyre;
- Kryejnë ndërrimin e krahëve si dhe lyerjen e tyre;
- Kryejnë ndërrimin e copës së çadrës;
- Vendosin logo në çadra për biznes sipas kërkesave të biznesit;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një riparues i biçikletave dhe të tjerë të ngjashëm mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: riparues biçikletash, riparues çadrash.
Profesionet në këtë grup
- Riparues biçikletash
- Riparues çadrash
- Riparues karrocash për fëmijë
- Riparues karrocash

