7233Mekanikë, montues, riparues të makinave bujqësore dhe industriale

Grup njësi · 31 profesione

Përshkrimi

Mekaniku, montuesi, riparuesi i makinave bujqësore dhe industriale përshtat, instalon, bën testime apo diagnostikime për defektet, kryen shërbime, si dhe riparon dhe zëvendëson pjesët e dëmtuara të motorëve dhe pajisjeve mekanike të makinerive bujqësore, industriale dhe anijeve, me përjashtim të mjeteve motorike, avionëve dhe motorëve elektrikë. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve, riparimeve apo shitjeve të makinave bujqësore dhe industriale.

Detyrat kryesore

  • Parapërgatitin vendin e punës, bazën materiale dhe mjetet e punës për kryerjen e punimeve të ndryshmet;
  • Komunikojnë me klientin për problemet e hasura gjatë punës së makinave bujqësore, industriale apo anijeve;
  • Diagnostikojnë sistemet e ndryshme të makinave bujqësore, industriale apo anijeve për zbulimin e defekteve të mundshme;
  • Kryejnë kontrolle me aparatura përkatëse për të gjetur defekte të ndryshme, sipas rastit;
  • Bëjnë preventivin e materialeve dhe të punës së duhur për riparimin e defekteve të zbuluara;
  • Bëjnë çmontimin e pjesëve të dëmtuara të makinave bujqësore, industriale apo anijeve;
  • Kryejnë riparime të pjesëve të dëmtuara të makinave bujqësore, industriale apo anijeve;
  • Bëjnë riparimin e defekteve, duke riparuar apo zëvendësuar pjesët e dëmtuara;
  • Montojnë pjesët e riparuara të makinave bujqësore, industriale apo anijeve;
  • Kryejnë vaisjen dhe granatimin e pjesëve të ndryshme xhenerike;
  • Kryejnë instalimet e duhura në makina bujqësore, industriale apo anije;
  • Kryejnë provën e mirëfunksionimit të makinave bujqësore, industriale apo anijeve, pas shërbimeve apo riparimeve të kryera;
  • Kryejnë shërbimet e mirëmbajtjes periodik të makinave bujqësore, industriale dhe anijeve;
  • Kryejnë riparimin e sistemit të drejtimit, frenimit, gomave etj.
  • Bëjnë riparimin e sistemit të ndezjes, motorit, lubrifikimit;
  • Bëjnë riparimin e sipërfaqeve metalike ose të përbëra duke përdorur saldim, perçinosje, etj.;
  • Kryejnë lyerje me bojë, stukime, axhustime të ndryshme me letër zmerile, limë, gurë fresibël etj.;
  • Kryejnë riparime dhe instalime në makineri dhe linja të ndryshme prodhimi industriale;
  • Kryejnë mirëmbajtjen e motorëve, duke kontrolluar nivelet e vajrave dhe të ujërave, filtrat, në rastet e reparteve të mëdha të prodhimit;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një mekanik, montues, riparues i makinave bujqësore dhe industriale mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mekanik për makineri industriale, mekanik për makineri bujqësore, mekanik tornitor, riparues impiantesh.

Profesionet në këtë grup

  • Instalues-montues makinerish bujqësore
  • Instalues-montues makinerish industriale
  • Mekanik për makineri bujqësore
  • Mekanik për makineri industriale
  • Mekanik tornitor
  • Mirëmbajtës të makinerive (rimontier)
  • Montues pajisjesh ftohëse dhe kondicionuese
  • Montues për anije
  • Montues për impiante
  • Montues për impiantet e karburanteve
  • Montues për makina drupunuese
  • Montues për makina shkrimi
  • Montues për makineri minierash
  • Montues për makineri ndërtimi
  • Montues për makineri tekstili
  • Montues për turbina
  • Riparues impiantesh
  • Riparues makinerish bujqësore
  • Riparues makinerish industriale (rimontier )
  • Riparues makinerish metal punuese
  • Riparues makinerish ndërtimi
  • Riparues makinerish shtypi
  • Riparues makinerish tekstili
  • Riparues motorësh marine
  • Riparues motorësh me avull
  • Riparues pajisjesh zyre
  • Riparues për makineri drupunuese
  • Riparues për makineri minierash
  • Riparues për turbina
  • Mekanik i elektrovozit në minierë
  • Teknik të shërbimeve të mirëmbajtjes për mjete të rënda

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye