7231Riparues dhe mirëmbajtës të automjeteve

Grup njësi · 25 profesione

Përshkrimi

Riparuesi dhe mirëmbajtësi i automjeteve bën kontrollin, diagnostikimin e automjeteve

për të lokalizuar defektet, riparimin si dhe shërbime të ndryshme në sistemet dhe

elementët mekanik, elektrik, elektronik, hidraulik të tyre.

Ai mund të punësohet në kompani automjetesh, në reparte autoservisi, në shoqëri

transporti dhe tregtare që kanë reparte të shërbimit dhe riparimit të automjeteve, në

qendra të kontrollit teknik të automjeteve apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

Riparuesi dhe mirëmbajtësi i automjeteve kryen një pjesë ose tërësinë e funksioneve të

mëposhtme, sipas mënyrës së organizimit të punës:

  • Konsultohet me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen

e punës;

  • Bën kontrollin paraprak dhe të vazhdueshëm të automjetit duke parë;

dëgjuar,diskutuar, provuar, si dhe duke përdorur mjete dhe aparate kontrolli;

  • Bën diagnostikimin e automjeteve për të lokalizuar, izoluar dhe riparuar defekte

duke përdorur sisteme kompjuterike diagnostikimi apo aparatura të tjera, duke

identifikuar shkakun e defektit apo mos funksionimit të pjesëve/sistemeve;

  • Bën riparime në sisteme të ndryshme të motorit apo zëvendësime të pjesëve të

dëmtuara të tij, duke përdorur vegla dore apo pajije të specializuara për punime në

motor;

  • Kryen punime të pjesëve xhenerike (lëvizëse) të automjetit duke përdorur vegla

dore dhe pajisje te nevojshme për punime xhenerike;

  • Kryen punime në sistemin elektrik, (riparon ose zëvendëson pjesë/sisteme) duke

përdorur vegla dore dhe pajisje te nevojshme për këto punime;

  • Kryen punime në sistemin elektronik (riparon ose zëvendëson) duke përdorur

vegla dore, pajisje te nevojshme për këto punime apo sisteme të kompjuterizuara;

  • Kryen punime në sisteme hidraulike (riparon ose zëvendëson pjesë/sisteme), duke

përdorur vegla dore dhe pajisje të nevojshme për këto punime;

  • Kryen punime në karroceri, kabinë, shasi duke përdorur vegla dore dhe pajisje të

nevojshme për këto punime;

  • Kryen punime gomisterie duke përdorur vegla dore dhe pajisje të nevojshme për

këto punime;

SPKP 3

  • Kryen punime në pajisjet ndihmëse, të tilla si sisteme ngrohëse-ftohëse, fshirëse

xhamash, elementë konformiteti në automjet, etj, duke përdorur vegla dore dhe

pajisje te nevojshme për këto punime;

  • Kryen shërbime të mirëmbajtjes periodike (ndërrim vaji, filtri, etj), duke përdorur

vegla dhe pajisje te nevojshme për këtë qëllim;

  • Kryen kontrollin teknik të automjetit, duke iu referuar parametrave të caktuar

teknik, si dhe duke përdorur pajisje apo sisteme të kompjuterizuara për këtë

qëllim;

  • Diskuton me klientin për gjendjen aktuale të automjetit, riparimet apo defektet e

bëra më parë, si dhe këshillon atë për kontrollet që duhet të bëjë në të ardhmen;

  • Bën preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë;
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë mbi 16 vjeç;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me eksperiencë dhe

me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas

nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo

trajnimit nëpërmjet punës, një riparues automjeti mund të ndërmarrë disa

funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja

e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin

inxhinier mekanik, dega transport.

  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) ne fushën e riparimit dhe shërbimit

të automjeteve duhet licenca për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik,

sipas rastit.

  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të

tilla si: motorist, elektroauto, xhenerik, gomist, montues dhe riparues të sistemeve

ngrohëse-ftohëse në automjete, llamarinist dhe bojaxhi në automjete, pompist,

baterist.

Profesionet në këtë grup

  • Axhustator
  • Baterist
  • Elektroaut për automjete
  • Gomist
  • Llamarinist automjetesh
  • Mekanik automjetesh
  • Mekanik motorësh autobusësh
  • Mekanik motorësh për automjete
  • Mekanik motorësh për transmisione automobilash
  • Mekanik për kamionë
  • Mekanik për motorë motoçikletash
  • Mekanik për sistemet moderne në mjetet e transportit
  • Mekanik servisi
  • Montues dhe riparues i motorëve diezel të automjeteve (transport rrugor)
  • Montues i motorëve të automjeteve
  • Motorist
  • Riparues automjeti
  • Teknik automjeti për shërbimet elektrike
  • Teknik automjeti për shërbimet elektronike
  • Teknik automjeti për shërbimet mekatronike
  • Teknik i sistemit të frenimit të automjeteve
  • Teknik i montimit dhe shërbimit të sistemit të ushqimit të automjeteve
  • Teknik të shërbimeve të mirëmbajtjes së automjeteve
  • Xhenerik
  • Teknik për shërbime karrocerie

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye