713Bojaxhinj, pastrues të strukturave të ndërtesave dhe zanatçinj të lidhura me to
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Bojaxhinj, pastrues të strukturave të ndërtesave dhe zanatçinjtë lidhura me to përgatisin sipërfaqet dhe vendosin bojën dhe materiale të tjera në ndërtime dhe struktura të tjera, makineri dhe pajisje të ndryshme. Ata mbulojnë pjesët e mureve të brendshme dhe të tavanëve me letër muri, pastrojnë oxhakët dhe sipërfaqet e jashtme të godinave ose strukturave të tjera.
Detyrat kryesore
- Përgatitje të sipërfaqes e murit apo sipërfaqe të tjera për lyerje;
- Lyejnë me bojë ose me material të tjera sipërfaqe muresh në godina dhe struktura të tjera;
- Lyejnë me bojë ose me llak makineri dhe pajisjeve të ndryshme duke përdorur lyerës të përshtatshëm;
- Mbulojnë muret e brendshme dhe tavanet me letër, mëndafsh ose tekstile të ndryshme;
- Pastrojnë oxhaqet me pajisjet dhe materialet e duhura
- Pastrojnë sipërfaqet e jashtme të godinave dhe strukturave të tjera me pajisjet dhe materialet e duhura;
- Mbikëqyrin punonjës të tjerë në kuadër të detyrave të tyre.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë fushë;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, bojaxhinjtë, pastruesit e strukturave të ndërtesave dhe zanatçinj të lidhura me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) bojaxhinjtë, pastruesit e strukturave të ndërtesave dhe zanatçinjtë të lidhura me to duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për strukturat e ndërtesave.

