7132Dekorues dhe bojaxhinj të tjerë

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Dekorues dhe bojaxhinj të tjerë merren me përgatitjen e sipërfaqeve të objekteve prej druri, metali etj. për lyerje, përgatitjen e materialeve që do të përdoren për lyerje, lyerjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të ndryshme sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve. Dekoruesit mund të vendosin shtresa të materialeve mbrojtëse dhe dekorative të ngjashme. Mund të punësohen në kompani të ndryshme shërbimi, në shoqëri që kanë reparte të shërbimeve, si dhe të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Njihen me projektin përkatës të objektit;
  • Njihen me objektin e punës;
  • Konsultohen me kolegë për procesin e punës;
  • Bëjnë preventivin e bazës materiale (për sasinë e bojës dhe materialeve të tjera ndihmëse, mjeteve të nevojshme të punës);
  • Përgatitin vendin dhe mjetet e punës;
  • Kryejnë përgatitjen e sipërfaqes duke përdorur një shumëllojshmëri të metodave për të hequr yndyrat, papastërtitë, ndryshkun etj.;
  • Përzgjedhin ngjyrat dhe pigmentet për përgatitjen e ngjyrave të kërkuara;
  • Kryejnë përgatitjen e ngjyrave sipas kërkesës, me dorë ose me kompjuter;
  • Kryejnë lyerjen e sipërfaqeve të mjeteve të transportit apo objekteve të tjera me ngjyrat e përgatitura dhe aplikojnë shtresa të materialeve mbrojtëse të ndryshme;
  • Bëjnë dekorimet e duhura sipas projektit apo kërkesës së klientit;
  • Bëjnë lyerjen me materiale përkatëse dhe bojëra apo shtresa mbrojtëse të hekurit dhe materialeve të ngjashme të strukturave metalike, prej druri, etj. duke përdorur pajisje dore apo mjete me spërkatje;
  • Kryejnë pastrimin dhe sistemimin e vendit të punës;
  • Bëjnë kontrollin përfundimtar të gjithë objektit;
  • Bëjnë dorëzimin përfundimtar të objektit sipas projektit;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punimet e realizuara nga punëtorë të tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në këtë profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës ky ndihmës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi, inxhinier kimi industriale, etj.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme si bojaxhi për struktura metalike, bojaxhi për materiale druri, bojaxhi për tavane të varura, kombinues bojërash me kompjuter, dekorator ndërtesash, veshës muresh me letër etj.

Për të zhvilluar një aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e Dekorues dhe bojaxhinj të tjerë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Bojaxhi/piktor të artikujve të prodhuar
  • Bojaxhi për automjeteve
  • Llakues
  • Operator të pajisjeve për lyerjeve
  • Punëtor të parapërgatitjeve për lyerjeve
  • Bojaxhi për lyerjet mbrojtëse
  • Dekorues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye