622Punonjës peshkimi, gjahtarë dhe vendosës kurthesh

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e peshkimit, gjahtarët dhe vendosësit e kurtheve, shumojnë, kultivojnë dhe zënë peshk dhe forma të tjera të botës ujore, gjuajnë kafshë apo shpendë të egra të pyjeve, si dhe vendosin apo ngrenë kurthe për të zënë kafshë apo shpendë të egra për t’i tregtuar ato, apo për përdorim vetjak. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të ndryshme për kultivimin dhe zënien e peshkut dhe formave të tjera të botës ujore, të gjuetisë së kafshëve apo shpendëve të egra të pyjeve apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Përgatisin rrjetat dhe pajisjet e tjera për peshkim në bregdet, lumenj dhe liqene;
  • Përdorin lundra, barka apo anije të ndryshme për peshkim;
  • Kryejnë joshjen apo tërheqjen e peshkut drejt mekanizmave të peshkimit;
  • Kryejnë peshkim në bregdet, lumenj dhe liqene;
  • Kryejnë pastrimin, ngrirjen apo kriposjen e sasisë së zënë të peshkut apo produkteve të tjera ujore;
  • Kultivojnë dhe rrisin peshk apo produkte të tjera ujore në rezervate të përshtatshme për rritjen e tyre;
  • Monitorojnë mjediset për të siguruar mirëmbajtjen dhe kushtet optimale për jetën ujore;
  • Sigurojnë kushtet e duhura teknike të ruajtjes së peshkut apo produkteve të tjera ujore, si dhe kafshëve e shpendëve të egra të pyjeve;
  • Gjuajnë kafshë apo shpendë të egra të pyjeve, për t’i tregtuar apo për përdorim vetjak;
  • Ngrenë apo vendosin kurthe për të zënë kafshë apo shpendë të egra të pyjeve, për t’i tregtuar apo për përdorim vetjak;
  • Kryejnë marketing dhe shitje të peshkut apo produkteve të tjera ujore, si dhe kafshëve apo shpendëve të egra të pyjeve;
  • Mirëmbajnë anijet, makineritë dhe pajisje të tjera të peshkimit apo armët dhe pajisjet tjetra të zënies së kafshëve apo shpendëve të egra;
  • Blejnë, ruajnë dhe mirëmbajnë makineritë dhe pajisjet e punës;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye