6224Gjahtarë dhe vendosës kurthesh

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Gjahtarët dhe vendosësit e kurtheve kapin dhe vrasin gjitarët, shpendët dhe zvarranikët kryesisht për t’u marrë mishin, lëkurën, pendët dhe produktet e tjera për shitje ose për tregti për blerësit e shumicës ose për tregtarë ose drejtpërdrejt në tregje.

Detyrat kryesore

  • Ndërtojnë kurthe për të kapur gjitarë, shpendë ose zvarranikë;
  • Vrasin gjitarë, shpendë ose zvarranikë të kapur në çark ose në gjendje të lirë me armë zjarri ose me armë të tjera;
  • Rrjepin ose trajtojnë në mënyra të ndryshme kafshët e vrara për të marrë prej tyre

produktet e dëshiruara për shitje ose për shpërndarje;

  • Shpërndajnë ose shesin kafshët ose shpendët e vrara;
  • Riparojnë ose mirëmbajnë pajisjet e fermës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme dhe eksperiencë në këtë profesion;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës gjahtar. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivel të gjahtarit të kualifikuar.

Njohja e mirë e teknikës së çarqeve dhe laqeve është një kusht i domosdoshëm për ushtrimin e këtij profesioni.

Njohja e mirë e qenve të gjuetisë (langojve) dhe trajtimi apopersonelat i tyre është një tjetër njohuri e domosdoshme në realizimin e këtij profesioni.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Gjahtar
  • Vendosës kurthesh
  • Gjuajtës balenash

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye