6223Punonjës peshkimi në thellësi (det të hapur)
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Punonjësi i peshkimit në thellësi (det të hapur) merret me përgatitjen anijes, rrjetave dhe pajisjeve të tjera për peshkim dhe peshkon peshk në det të hapur, në thellësi të konsiderueshme. Ai operon gjithmonë në bashkëpunim me anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit. Ata së bashku përpunojnë, ruajnë dhe përgatitin peshkun për shitje tek blerësit me shumicë, organizatat e marketingut apo në tregje. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndryshme të peshkimit apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përgatitin dokumentacionin e nevojshëm për të marrë leje peshkimi, lundrimi;
- Bëjnë kontrollin paraprak të anijes së peshkimit dhe përgatitjet e duhura duke marrë në konsideratë faktorin kohë dhe det të përshtatshëm;
- Kryejnë përgatitjen dhe riparimin rrjetave, pajisjeve dhe veshjeve të tjera të peshkimit;
- Përcaktojnë zonat për peshkim, pozicionet e lundrimit, etj. duke përdorur busull dhe pajisje të tjera të duhura;
- Ndezin motorët dhe bëjnë kontrollet e parametrave të tyre;
- Drejtojnë anijet dhe monitorojnë instrumentet dhe mjetet elektronike të lundrimit e peshkimit;
- Lundrojnë drejt thellësive të paracaktuara;
- Hedhin rrjetat në thellësitë dhe largësitë e paracaktuara;
- Nxjerrin dhe kontrollojnë rrjetat për të parë rezultatet e peshkimit dhe marrin vendime në se do të qëndrojnë akoma në det apo ndryshojnë vendqëndrimin;
- Çdo 3-4 orë përpunojnë (pastrim, ngrirje, kriposje) sasinë e peshkut të kapur dhe e vendosin atë në dhoma frigoriferike, në kushtet teknike të kërkuara;
- Gjatë lundrimit bëjnë kontrolle të aparaturave të ndryshme të anijes;
- Përdorin ndriçimin e duhur me llamba për kapjen e sardeles;
- Përdorin aparate dhe mjete të tjera të domosdoshme gjatë peshkimit;
- Kryejnë riparime të thjeshta të rrjetave të peshkimit;
- Kryejnë riparime të thjeshta të motorëve apo të tjera;
- Përfundojnë lundrimin dhe kryejnë akostimin e anijes;
- Bëjnë seleksionim dhe përpunimin e mëtejshëm të peshkut të zënë;
- Bëjnë magazinimin dhe ruajtjen e peshkut në kushte frigoriferike të duhura;
- Kryejnë kontrollin fizik të anijes;
- Kryejnë kontrolle të duhura teknike dhe elektrike, kontroll të parametrave të motorit etj. dhe bëjnë riparimet e duhura;
- Kryejnë kontrollin dhe riparimin e rrjetave dhe i lënë në gatishmëri për punë;
- Komunikojnë dhe koordinojnë punën me ekuipazhin e anijes;
- Përzgjedhin dhe trajnojnë ekuipazhin e anijes;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës peshkimi në thellësi (det të hapur) mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinierit të peshkimit. Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: përgjegjës i rrjetës në peshkim, përgjegjës manovrimi në peshkim, peshkatar për det të thellë etj.
Profesionet në këtë grup
- Përgjegjës i rrjetës në peshkim
- Përgjegjës manovrimi në peshkim
- Peshkatar për det të thellë
- Punonjës peshkimi i kualifikuar për thellësi
- Kapiten i barkës së peshkimit
- Brigadier në anije peshimi
- Kapiten i peshkimit bregdetar
- Peshkatar i kualifikuar

