5113Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Shoqëruesi dhe shpjeguesi në udhëtime shoqëron individë ose grupe në udhëtime, turne dhe ekskursione në vende me interes historik, qendra industriale dhe parqe tematike si edhe shpjegon, përshkruan vende që vizitohen dhe japin të dhëna e karakteristika të veçanta.
Detyrat kryesore
- Shoqërojnë vizitorët/turistët në udhëtime/ekskursione në qytete, ndërtesa historike, kopshte, objekte fetare, muzeume dhe galeri artesh;
- Shoqërojnë vizitorët në vende të veçanta si muze, ekspozita, parqe dhe qendra industriale;
- Përshkruajnë dhe japin informacione mbi pikat e interesit dhe ju përgjigjen pyetjeve të vizitorëve;
- Organizojnë aktivitete në interes të fëmijëve të shkollave;
- Monitorojnë aktivitetet e vizitorëve për të siguruar përputhjen me planin e aktivitetit;
- Regjistrojnë vizitorët pjesëmarrës në turne me anë të mjeteve të identifikimit;
- Shpërndajnë broshura, prezantojnë me audio dhe shpjegojnë procedurat dhe itineraret e udhëtimeve;
- Sigurojnë udhëtarët për sigurinë fizike të tyre gjatë shoqërimit sipas itinerarit dhe ofrojnë ndihmën e shpejtë sipas rastit;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm, por arsimi i lartë veçanërisht në fushat sociale i jep kandidatit një avantazh të padiskutueshëm.
- Të ketë një nivel kulturor mbi mesataren.
- Të ketë memorie të mirë për faktet sidomos ato historike.
- Të njohë mirë historinë për vendet që vizitohen nga turistët.
- Të ketë njohuri në fushën e artit.
- Të ketë të folur të bukur dhe të rrjedhshëm.
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze apo një gjuhe tjetër kryesore.
Informacion shtesë
- Njohja sa më mirë e kulturës, traditave dhe ngjarjeve historike të vendit jep avantazhe për punësim.
- Njohja e gjuhës së huaj (anglisht apo gjuhë të tjera) përbën vlerë të shtuar në punësim.
Profesionet në këtë grup
- Ciceron në muze
- Shoqërues në galeri artesh.
- Shoqërues në udhëtime
- Shoqërues të udhëtimeve për të vizituar vende me interes.
- Shoqërues të vizitave në muze
- Shoqërues të vizitave në ndërmarrje industriale.
- Shoqërues të vizitave në parqet e lojërave.
- Shoqërues në ekskursione

