5112Drejtues të mjeteve të transportit
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit e mjeteve të transportit drejtojnë mjetet e transportit dhe mundësojnë sigurinë e udhëtarëve gjatë udhëtimit me autobus, tren, anije, avionë.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë mjetet e udhëtimeve si autobus/tren/anije/avion;
- Kujdesen për sigurinë e udhëtarëve gjatë udhëtimit;
- Zbatojnë koordinatat e ajrit në udhëtimet me avion;
- Verifikojnë sigurinë e aeroporteve në ngritjet dhe uljet me avion;
- Kontrollojnë autobusin për siguri përpara nisjes;
- Marrin masat e duhura në raste emergjence apo aksidente;
- U përgjigjen kërkesave të udhëtarëve në lidhje me ndalesat;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Për hyrjen në këtë profesion individit i kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor. Arsimi i mesëm përbën avantazh.
- Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi përkatëse për vozitjen e mjetit.
- Të jetë individ i/e orientuar drejt ofrimit të shërbimeve dhe ndihmës ndaj njerëzve.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me njerëzit.
- Të kuptojë drejt reagimet e njerëzve.
- Të japë vëmendje të shtuar bisedave dhe reagimeve të pasagjerëve.
- Të ketë aftësi të reagojë pa krijuar panik, në raste kur diçka nuk shkon mirë.
- Të njohë dhe të zbatojë parimet e shërbimeve ndaj klientit.
- Të ketë njohuri bazë për çështjet e sigurisë së udhëtimit dhe sigurisë lokale e kombëtare.
- Të ketë njohuri në fushën e mjekësisë, sidomos në ndihmën e shpejtë.
Informacion shtesë
Aftësitë e mira të komunikimit me njerëzit dhe aftësia për të kuptuar drejt reagimet e njerëzve përbëjnë avantazh.
Profesionet në këtë grup
- Drejtues të autobusit
- Drejtues treni
- Drejtues teleferiku
- Inspektor biletash (transporti publik)
- Drejtues trami

