413Operator kompjuteri shtypshkrimi
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Operator kompjuteri shtypshkrimi është përgjegjës për regjistrimin, hedhjen e të dhënave dhe shpjegimin kur është e nevojshme për të dhënat e institucionit ku punojnë.
Detyrat kryesore
- Regjistrojnë të dhënat me dorë ose me makinë shkrimi brenda administratës ku punojnë;
- Regjistrojnë informacione të rëndësishme, me dorë ose kompjuter, në interes të institucionit që punojnë;
- Hedhin informacionet e të dhëna të tjera nga letrat e shkruara në kompjuter;
- Trajtojnë e përpunojnë materiale sipas porosive të eprorëve;
- Shkruajnë letra ose materiale të tjera me dorë për interes të tretëve;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohje të mirë në zgjedhjen dhe përpunimin e dokumentacionit;
- Të ketë njohje bazike të kompjuterit sidomos në përpunimin e fjalëve;
- Të zotërojë procedurat e përdorimit të pajisjeve të zyrës;
- Të dijë të përdorë tastierën në mënyrë shumë të mirë;
- Të njohë shumë mirë rregullat drejtshkrimore.
Informacion shtesë
Për hyrjen në këtë profesion individit i kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm dhe aftësi të mira për shkrim me dorë, makinë shkrimi dhe kompjuter.
Me kalimin e kohës mund të bëhen kurse kualifikimi për përmirësimin e njohjes së rregullave të drejtshkrimit.

