41Nëpunës dhe mbështetës zyre
Nëngrup i madh · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Nëpunësit dhe mbështetësit e zyrave regjistrojnë, organizojnë, ruajnë, llogarisin dhe interpretojnë informacione të lidhura me punën e kryer, llogarisin të dhëna financiare, statistikore dhe të dhëna të tjera numerike sipas një procedure të përcaktuar më parë me mjetet dhe aparaturat përkatëse, kryejnë detyra të sekretarisë edhe duke përgatitur e kontrolluar materialet për printim. Ata/ato merren me regjistrimin dhe llogaritjen e kontabilitetit, plotësimin e librave të kontabilitetit, mbajnë evidenca mbi orarin e prodhimit, nivelin e stokut dhe dërgesat e mallrave; mbajnë evidenca të aspekteve operacionale dhe koordinimit të kohës në transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, realizojnë detyra të nëpunësisë të burimeve njerëzore, të nëpunësit në bibliotekë, të shërbimeve postare duke plotësuar dokumentet përkatëse. Ata/ato mund të punësohen në kompani shërbimesh financiare, transporti, postare dhe institucione të tjera apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Organizojnë punën në zyrën e vetë;
- Regjistrojnë të dhëna financiare dhe mbajnë llogarinë e njësisë së vetë të shërbimit;
- Regjistrojnë dhe sistemojnë mallrat në magazina;
- Llogarisin dhe regjistrojnë pagat në njësinë e vetë të shërbimit;
- Regjistrojnë të dhëna statistikore dhe financiare në bankë apo në institucione të tjera financiare;
- Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e hipotekës dhe u shërbejnë klientëve sipas kërkesës së tyre;
- Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e transportit për kohën dhe volumin e punës së kryer;
- Mbikëqyrin dhe kontrollojnë transportin automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
- Përcaktojnë dhe rregullojnë oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
- Japin informacione lidhur me oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
- Planifikojnë dhe llogaritin kostot e prodhimit në njësinë e vetë të shërbimit;
- Arkivojnë, sistemojnë dhe mirëmbajnë libra në biblioteka dhe kryejnë shërbimet e nevojshme për klientët;
- Kryejnë arkivime elektronike të bibliotekave;
- Kryejnë përgatitjen e dërgesave postare dhe shërbimet e tjera në përputhje me procedurat e përcaktuara më parë;
- Kodifikojnë dhe përpunojnë të dhënat e kodifikuara;
- Regjistrojnë dhe konvertojnë të dhënat (nga karta në shirit dhe anasjelltas);
- Regjistrojnë të dhëna të ndryshme në kompjuter;
- Japin informacione për shërbimet që kryhen në njësinë e vetë;
- Përgatisin evidenca dhe fatura të ndryshme administrative;
- Regjistrojnë dhe përpunojnë të dhëna për burimet njerëzore në njësinë e vetë të shërbimit;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomike);
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

