4132Nëpunës të regjistrimit të të dhënave

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi i regjistrimit të të dhënave është përgjegjës për regjistrimin, hedhjen e të dhënave dhe shpjegimin kur është e nevojshme për të dhënat e institucionit ku punojnë.

Detyrat kryesore

  • Regjistrojnë të dhënat me dorë ose me makinë shkrimi brenda administratës ku punojnë;
  • Regjistrojnë informacione të rëndësishme, me dorë ose kompjuter, në interes të institucionit që punojnë;
  • Hedhin informacionet e të dhëna të tjera nga letrat e shkruara në kompjuter;
  • Shpjegojnë me komente e informacione shtesë të dhënat standard që i jepen;
  • Sigurojnë saktësi dhe cilësi në hedhjen e të dhënave që marrin në ngarkesë;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohje të mirë në zgjedhjen dhe përpunimin e dokumentacionit;
  • Të ketë njohje bazike të kompjuterit sidomos në përpunimin e fjalëve;
  • Të zotërojë procedurat e përdorimit të pajisjeve të zyrës;
  • Të dijë të përdorë tastierën në mënyrë shumë të mirë;
  • Të njohë shumë mirë rregullat drejtshkrimore.

Informacion shtesë

Për hyrjen në këtë profesion individit i kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm dhe aftësi të mira për shkrim me dorë, makinë shkrimi dhe kompjuter.

Me kalimin e kohës mund të bëhen kurse kualifikimi për përmirësimin e njohjes së rregullave të drejtshkrimit.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës regjistrues të dhënash
  • Nëpunës regjistrues të dhënash/konvertues (nga karta në shirit dhe anasjelltas)
  • Nëpunës regjistrues të dhënash në kompjuter
  • Operator për hedhje të dhënash pagese
  • Krye regjistrues
  • Zëvendës kryeregjistrues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye