4131Daktilografistë, operatorë të shkrimit

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Daktilografistët, operatorët e shkrimitshkruajnë materiale e nevojshme më dore, me makinë shkrimi dhe mjete të tjera elektronike.

Detyrat kryesore

  • Shkruajnë letra ose materiale të tjera me dorë në mënyrë të shpejtë;
  • Shkruajnë letra ose materiale të tjera me dorë për interes të tretëve;
  • Sigurojnë saktësinë dhe shpejtësinë e informacionit të shkruar;
  • Shtypin materiale me makinë shkrimi në kohë të shpejtë dhe pa parë në tastierë;
  • Shtypin materiale të ndryshme me makinë shkrimi ose kompjuter për interes të tretëve;
  • Transkriptojnë materiale të rëndësishme konfidenciale që diktohen;
  • Mbajnë shënime stenografike në takime dhe mbledhje dhe përgatitin përmbledhjen e tyre;
  • Përmbledhin shkrime e shkresa të tjera sipas kërkesës së vendit të punës;
  • Trajtojnë e përpunojnë materiale sipas porosive të eprorëve;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të ketë njohje të plotë të gjuhës e terminologjisë së fushës;
  • Zotërimi i gjuhës angleze apo një gjuhe tjetër e njohur ndërkombëtarisht përbën element shumë favorizues;
  • I aftë të mbajë shënim e daktilografojë sipas standardeve të kërkuara për sasinë e fjalëve për minutë;
  • Të dijë të shkruaj përmendësh letra në fusha të caktuara;
  • Të dijë të komunikojë në mënyrë të saktë me nëpunësit e tjerë dhe me individët që kanë lidhje pune me atë.

Informacion shtesë

Për hyrjen në këtë profesion individit i kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm dhe aftësi shumë të mira në përdorimin e tastierës të makinës së shkrimit/kompjuterit. Për profesionin e stenografit kërkohen aftësi shumë të mira dhe shpejtësi në të shkruar me dorë.

Vazhdimi shkollimit pas përfundimit të arsimit të mesëm jep mundësi të mira punësimi.

Profesionet në këtë grup

  • Daktilografist
  • Nëpunës përpunues teksti
  • Stenograf
  • Titrues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye