352Teknikë të transmetimi dhe telekomunikacionit
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Teknikët e transmetimit dhe telekomunikacionit kryejnë monitorimin e cilësisë së transmetimit dhe prodhimit të zërit dhe figurës në incizimet dhe transmetimet e programeve në radio dhe televizione, duke operuar me pajisjet e duhura profesionale, për të transmetuar, për të marrë sinjale dhe për të rregulluar gamën e tingujve dhe qartësinë e ngjyrave të regjistrimeve apo transmetimeve. Ata/ato kryejnë detyra teknike kërkimore lidhur me inxhinierinë e telekomunikacionin, si në projektimin, prodhim, montim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, riparim, eliminimin e defekteve të aparaturave, pajisjeve në sistemin e telekomunikacionit, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve, si dhe aplikojnë njohuri të parimeve dhe praktikave inxhinierike të telekomunikacionit, të regjistrimit të zërit dhe imazhit dhe të redaktimit të tyre, në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin problemet e hasura. Ata/ato mund të punësohen në institucione të ndryshme që ofrojmë shërbime të telekomunikacionit, shërbimi i transmetimit e regjistrimit të zërit dhe figurës, në radio, televizione, në studio kinematografie, institucione të tjera apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kontrollojnë pajisjet për të kryer regjistrime sipas standardeve të paracaktuara;
- Monitorojnë cilësinë e transmetimin e zërit dhe figurës në incizimet dhe transmetimet e programeve në radio dhe televizione për të siguruar cilësinë teknik të programit të emetuar dhe të incizuar;
- Përdorin pajisjet e duhura profesionale dhe monitorojnë sisteme të radios dhe televizionit për të transmetuar, për të marrë sinjale dhe për të rregulluar gamën e tingujve dhe qartësinë e ngjyrave të regjistrimeve dhe transmetimeve;
- Kontrollojnë pajisjet për të redaktuar përzierje të imazheve dhe regjistrimeve zanore, për të siguruar cilësi të kënaqshme dhe për të krijuar imazhe të qarta dhe efekte të zanore të duhura;
- Aplikojnë njohuri të parimeve dhe praktikave inxhinierike të telekomunikacionit, njohuri të parimeve dhe praktikave të regjistrimit të imazhit dhe të redaktimit të tyre, në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin problemet e hasura;
- Kontrollojnë sistemet e transmetimit dhe sistemet e shërbimeve satelitore të transmetimit për programet e radios dhe televizionit;
- Ofrojnë asistencë teknike lidhur me kërkimin dhe zhvillimin e pajisjeve të telekomunikacionit ose prototipave të testimit;
- Zbatojnë projektet e instalimit të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve të telekomunikacionit për të siguruar performancë të kënaqshme;
- Ndërhyjnë, në rastet e urgjencës, në problemet teknike, duke bërë riparime emergjente me pajisje dhe programe zëvendësuese në rast të dështimit të sinjalit;
- Mbajnë dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
- Raportojnë të eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Komunikojnë me profesionalizëm kolegë dhe eprorë;
- Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bachelor apo i një shkolle profesionale për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

