35Teknikë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK)

Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Teknikët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit sigurojnë mbështetje për mirëfunksionimin, përditësimin e sistemeve kompjuterike, sistemeve të komunikimit dhe kryejnë detyra teknike që lidhen me të, si transmetim zëri, imazhe, figura dhe lloje të tjera të sinjaleve të telekomunikacionit në tokë, det ose në avion. Ata mbikëqyrin funksionimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku përfshihen dhe rrjetet kompjuterike (LANs dhe WANs), harduerët, softuerët si dhe pajisjet që lidhen me kompjuterin, transmetues të zërit dhe të figurës(imazhit) për të siguruar performancë maksimale, si dhe identifikojnë dhe riparojnë probleme që lidhen me to duke ofruar asistencë teknike edhe për përdoruesit. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, të transmetimeve në radio, televizione, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK, telekomunikacionit apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Instalojnë programe, sisteme operative apo të softuerëve të nevojshëm, pajisje periferike apo pajisje të reja të TIK;
  • Krijojnë, operojnë dhe mirëmbajnë rrjetin dhe të dhëna të tjera të sistemit të komunikimit;
  • Instalojnë, monitorojnë dhe mbështetësin Internet dhe Intranet;
  • Instalojnë, monitorojnë mirëmbajnë faqe interneti ose servera, harduerë ose softuerë;
  • Instalojnë, monitorojnë dhe mirëmbajnë faqe ueb-i dhe kryejnë backup ueb-i serveri apo operacione të tjera përpunimi;
  • Kontrollojnë mirëfunksionimin e pajisjeve të regjistrimit të zërit dhe figurës;
  • Modifikojnë dhe kryejnë përputhje të imazhit me regjistrime zanore;
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë sisteme të transmetimit dhe sisteme të shumëfishimit dhe transmetimit satelitorë për radio dhe televizion;
  • Kontrollojnë, mirëmbajnë dhe sigurojnë funksionim të rregullt të sistemeve të komunikimit, programeve të radiove , televizioneve dhe pajisjeve të tjera transmetuese në tokë, det ose në aeroplan;
  • Sigurojnë mirëfunksionimin e pajisjeve të dublimit, të regjistrimit, përçimit;
  • Punojnë me pajisje regjistrimi studioje televizive, amplifikim zëri, etj.;
  • Ofrojnë asistencë teknike lidhur me kërkimin dhe zhvillimin e sistemeve kompjuterike dhe pajisjeve të telekomunikacionit, apo pajisjeve të testimit e projektimit, sipas specifikave të caktuara;
  • Sigurojnë mbikëqyrjen teknike të prodhimit në sisteme të telekomunikacionit;
  • Shfrytëzojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë sisteme të telekomunikacionit;
  • Ndërtojnë rrjetin me ose pa kabull;
  • Kryejnë testimin e linjave me tester dhe dokumentimin e rrjetit;
  • Bëjnë montimin dhe instalimin e Access Point (A.P) dhe përforcueseve (antenave) të ndryshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Testojnë faqen ueb dhe bazën e të dhënave;
  • Kryejnë riparime dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara apo pajisjeve që kanë kaluar afatin e përdorimit;
  • Aktualizojnë licencat e kompjuterëve dhe të sistemit të operimit të rrjetave, të sistemeve të transmetimit në TIK etj.;
  • Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose një shkolle profesionale në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye