3522Teknikë të inxhinierisë së telekomunikacion

Grup njësi · 28 profesione

Përshkrimi

Tekniku/ja i/e inxhinierisë së telekomunikacion kryen detyra teknike për kërkime lidhur me inxhinierinë e telekomunikacionin, si në projektimin, prodhim, montim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, riparim, eliminimin e defekteve të aparaturave, pajisjeve në sistemin e telekomunikacionit, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. Ai/Ajo monitoron aspekte teknike të prodhimin, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të telekomunikacionit për të siguruar performancë të kënaqshme dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rregulloret teknike, si dhe aplikon njohuri teknike të parimeve dhe praktikave inxhinierike të telekomunikacionit për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të dala gjatë punës. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të ndryshme që ofrojmë shërbime të telekomunikacionit, në radio, televizione, në studio kinematografie, institucione të tjera apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Sigurojnë asistencë teknike në kërkim dhe zhvillim të pajisjeve të telekomunikacioneve ose prototipave të testimit;
  • Studiojnë materiale teknike dhe skica për të përcaktuar metodën e punës që do të kryejnë;
  • Zbatojnë projektet e instalimit të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna;
  • Përgatitin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve të punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit, në përputhje me specifikimet e dhëna;
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve të telekomunikacionit për të siguruar performancë të kënaqshme dhe përputhshmëri me specifikimet dhe rregulloret;
  • Aplikojnë njohuri teknike të parimeve dhe praktikave inxhinierike të telekomunikacionit për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë punës;
  • Përdorin metodat e planifikuara të instalimit për programet dhe pajisjet;
  • Kryejnë koordinimin e grupeve të punës;
  • Kryejnë montimin e aparaturave në mbështetje të inxhinierëve;
  • Rregullojnë nivelin e zhurmave për kanalet përkatëse sipas standardeve;
  • Kryejnë matje në sektorin e transmetimit me pajisjet përkatëse;
  • Zbatojnë standardet e sigurisë dhe të procedurave të punës në përdorimin e aparaturave dhe pajisjeve elektronike;
  • Sigurohen që aparaturat dhe pajisjet janë në përputhje me specifikimet, rregulloret, standardet e vendosura, procedurat kontrolluese për të siguruar funksionimin efikas dhe sigurinë e tyre;
  • Mbajnë dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
  • Komunikojnë në mënyrë profesionale me eprorë dhe të tjerë;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin tekniku. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik i inxhinierisë së telekomunikacion mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse, duke ngritur shkallët e karrierës si specialist i fushës, supervizor, manaxher i në një njësie. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinieri.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushëduhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: operator pajisjeje regjistrimi/përçues, operator pajisjeje regjistruese në disqe, operator kamere/kinematografi, operator kamere/televizion, operator kamere për kinema, operator pajisjeje dublimi, teknik instalimesh të telekomunikacionit, teknik materiali/emisioni radioje, teknik materiali/emisioni televiziv, teknik salle komandimi radio, teknik salle komandimi televizioni, teknik materiali/emisioni në reportazhe etj.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent kinema
  • Editor zëri kinemaje
  • Kameraman kinemaje
  • Kinematograf
  • Operator pajisjeje dublimi
  • Operator pajisjeje regjistrimi/përçues
  • Operator pajisjeje regjistruese në disqe
  • Operator kamere/kinematografi
  • Operator kamere/televizion
  • Operator kamere për kinema
  • Operator mikrofoni
  • Operator pajisjeje radio
  • Operator pajisjeje regjistrimi në shirita
  • Operator pajisjeje regjistrimi në video
  • Operator pajisjeje regjistruese zëri
  • Operator pajisjeje regjistruese, përzierje zëri
  • Operator pajisjeje studioje radio
  • Operator pajisjeje studioje regjistrimi
  • Operator pajisjeje studioje televizive
  • Operator pajisjeje televizioni
  • Teknik amplifikimi zëri, diskutime publike
  • Teknik instalimesh të telekomunikacionit
  • Teknik materiali/emisioni radioje
  • Teknik materiali/emisioni televiziv
  • Teknik materiali/salle komandimi radio
  • Teknik materiali/salle komandimi televizioni
  • Teknik materiali/emisioni në reportazhe
  • Fotoreporter

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye