3521Teknikë transmetimi zëri dhe figure
Grup njësi · 16 profesione
Përshkrimi
Tekniku/ja i/e transmetimit të zërit dhe figurës kryen monitorimin e cilësisë së transmetimit dhe prodhimit të zërit dhe figurës në incizimet dhe transmetimet e programeve në radio dhe televizione për të siguruar cilësinë teknik të programit të emetuar dhe të incizuar, duke operuar me pajisjet e duhura profesionale dhe monitoron sistemeve të radios dhe televizionit për të transmetuar, për të marrë sinjale dhe për të rregulluar gamën e tingujve dhe qartësinë e ngjyrave të regjistrimeve apo transmetimeve. Ai/Ajo ndërhyn, në rastet e urgjencës, në problemet teknike për të cilat ka njohuri dhe për të cilat urdhërohet nga inxhinieri profesionist. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të transmetimit, në radio dhe televizione apo institucione të ndryshme ku ofrohet shërbimi i transmetimit e regjistrimit të zërit dhe figurës apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kujdesen për vendosjen e lidhjeve për transmetim;
- Monitorojnë cilësinë e transmetimin e zërit dhe figurës në incizimet dhe transmetimet e programeve në radio dhe televizione për të siguruar cilësinë teknik të programit të emetuar dhe të incizuar;
- Veprojnë me pajisjet e duhura profesionale dhe monitorojnë sistemet e radios dhe televizionit për të transmetuar, për të marrë sinjale dhe për të rregulluar gamën e tingujve dhe qartësinë e ngjyrave të regjistrimeve apo transmetimeve;
- Veprojnë me pajisje të transmetimit për të prodhuar transmetimet audio dhe video për internet;
- Kontrollojnë pajisjet regjistruese për një funksionim sa më të efektshëm, si në studio ashtu edhe në teren;
- Kontrollojnë pajisjet për të redaktuar përzierje të imazheve dhe regjistrimeve zanore, për të siguruar cilësi të kënaqshme dhe për të krijuar imazhe të qarta dhe efekte të shëndosha;
- Aplikojnë njohuri të parimeve dhe praktikave të regjistrimit të imazhit dhe të redaktimit të tyre, në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin problemet e hasura;
- Kontrollojnë sistemet e transmetimit dhe sistemet satelitore të transmetimit për programet e radios dhe televizionit;
- Kontrollojnë sistemet e radio-komunikimit, shërbimet satelitore dhe sistemet e shumëfishta në tokë, det ose në ajër;
- Aplikojnë njohuri të parimeve dhe praktikave të transmetimit, të terminaleve të telekomunikacionit dhe të sistemeve të transmetimi, me qëllim identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve;
- Ruajnë incizimet në foldera përkatës të raporteve, të korrespondenteve, gazetareve, emisioneve të incizuara dhe incizime tjera;
- Kryejnë pastrimin e hard disqeve nga file-at e vjetër dhe të panevojshëm, si në studiot e emetimit ashtu edhe në ato të incizimit;
- Kryejnë kyçje dhe ç’kyçje e switch-it në kohën kur është në ndërrim për transmetimin e programeve të radios, si dhe kyçjen në rast të problemeve teknike;
- Ndërhyjnë, në rastet e urgjencës, në problemet teknike për të cilat ka njohuri dhe për të cilat urdhërohet nga inxhinieri profesionist;
- Bëjnë riparime emergjente me pajisje dhe programe zëvendësuese në rast të dështimit të sinjalit;
- Bëjnë riparime emergjente të pajisjeve;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikim profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin teknikut. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik i transmetimit të zërit dhe figurës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel të drejtuesit teknik të transmetimit. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinier.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: asistent prodhimi, operatori, audio/vizuale, operatori, pajisjesh transmetimi, teknik pajisjesh transmetuese, teknik transmetimesh...
Profesionet në këtë grup
- Asistent prodhimi
- Operator, audio / vizuale
- Operator, pajisje transmetimi
- Teknik pajisjesh transmetuese
- Teknik transmetimesh
- Asistent prodhimit mediatik
- Kameraman
- Kameraman filmi
- Koordinator transmetimi
- Përgjegjës teknik transmetimi
- Specialist montazhi video
- Specialist montazhi audio
- Teknik i lidhjeve direkte në transmetim
- Teknik ndriçimi
- Teknik pulti
- Specialist për frekuencat e larta

