3222Profesionistë mami
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Profesionisti/ja mami siguron kujdes shëndetësor dhe këshillim për nënën përpara dhe mbrapa lindjes së fëmijës. Ai/ajo zbaton trajtimin dhe terapinë e dhënë nga mjekët përkatës (obsetër, neonat, etj). Ai/ajo mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, si edhe në qendra shëndetësore, konsultore fëmijësh.
Detyrat kryesore
- Marrin në dorëzim kartelat e pacientëve të shtruar;
- Zbatojnë terapinë e dhënë nga mjeku për secilin pacient;
- Këshillojnë dhe informojnë paraprakisht nënën për procesin e lindjes;
- Mbajnë nën vëzhgim parametrat e bebit para lindjes;
- Monitorojnë procesin e paralindjes së nënës, kohën e dhimbjeve, kohën kur duhet të fillojë procesi i lindjes;
- Japin ndihmën e parë në raste komplikacionesh deri në njoftimin e mjekut;
- Ofrojnë mbështetje psikologjike para dhe pas procesit të lindjes për nënën;
- Presin fëmijën gjatë lindjes në rastet kur nuk ka komplikacione;
- Asistojnë mjekun gjatë lindjes në rastet kur ka komplikacione ose në lindjet cezariane;
- Kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës duke ndjekur parametrat shëndetësorë periodikisht;
- Asistojnë dhe këshillojnë nënën në procesin e lidhjes me fëmijën, ushqimin me gji, pozicionimi, koha, etj.;
- Kujdesen për higjenën e fëmijës;
- Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar studimet e Larta në fushën përkatëse.
- Të ketë kryer periudhën e Stazhit si infermier.
- Te ketë dhënë Provimin e Shtetit sipas Programeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë për marrjen e Licencës së Ushtrimit të Profesionit Infermier.
- Të jetë i regjistruar pranë Urdhrit të Infermierit.
- Të ketë aftësi komunikuese.
- Të njohë të paktën një gjuhë të huaj (preferencë Anglisht ose Frëngjisht meqë janë gjuhët më të përdorura në fushën e Shëndetësisë).
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.
Profesionet në këtë grup
- Mami
- Asistent mami
- Mami tradicionale

