3221Profesionistë infermierë
Grup njësi · 18 profesione
Përshkrimi
Profesionisti i infermierisë jep përkujdesje tek pacienti, duke vlerësuar nevojat e tij dhe merr pjesë në parandalimin e rreziqeve. Ai realizon pritjen, qetësinë, rehatinë, komunikimin me pacientin dhe shoqëruesin e tij, duke identifikuar nevojat e pacientit dhe duke dhënë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit, duke marr masa për parandalimit të rreziqeve ndaj të sëmurit dhe ndaj vetes. Profesionisti i infermierisë merr pjesë në përpunimin dhe zbatimin e kujdesjeve infermierore si dhe aplikon mjekimin medikamentoz që përshkruan mjeku në zbatimin e kujdesit shëndetësor, trajtimit dhe udhëzimeve, planeve të vendosura nga institucione mjekësore, të infermierisë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh shëndetësore, në spitale shtetërore dhe private apo qendra të tjera të kujdesit shëndetësor.
Detyrat kryesore
Në kuadrin e funksionit infermier
- Marrin vendime në kuadrin e funksionit infermier duke iu referuar kuadrit ligjor përkatës;
- Argumentojnë vendimet e marra ose të përshkruara nga mjeku apo Kryeinfermier-i/ja lidhur me kujdesjet dhe mjekimin;
- Reagojnë me shpejtësi dhe efikasitet në një situatë të paparashikuar, duke parandaluar rreziqet;
- Kontribuojnë në vënien në jetë të projekteve të kujdesjeve të shërbimit dhe të institucionit;
Në fushën e organizimit dhe metodën e punës
- Organizojnë dhe planifikojnë kohën e punës me veprimet që marrin;
- Parashikojnë rezultatet që do të marrin nga veprimi i tyre;
- Vënë në punë mjetet e vëna në dispozicion të tyre;
- Renditin aktivitetet në punën e tyre në varësi të objektivave dhe prioriteteve;
Funksionet kryesore
- Realizojnë pritjen, qetësinë, rehatinë, komunikimin e pacientit dhe shoqëruesit:
- Identifikojnë nevojat e pacientit dhe marrin pjesë për realizimin e 14 nevojave sipas Virxhinia Henderson.
- Bëjnë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit duke iu përshtatur dosjes së kujdesit dhe vendosin diagnozën infermierore;
- Organizojnë planin ditor të kujdesjeve infermierore me marrjen e turnit, si dhe veprimet e kujdesit, duke i vlerësuar ato në ekip;
- Plotësojnë dosjen e kujdesit me saktësi, si dhe dokumentacionit tjetër të kujdesjeve infermierore;
- Marrin aksione të parandalimit të rreziqeve dhe vlerësojnë situatën e rreziqeve ndaj të sëmurit dhe ndaj vetes;
- Ndihmojnë pacientin që të ambientohet në shërbimet mjekësore;
- Japin ndihmën psikologjike tek i sëmuri, duke e ndihmuar në aspektin biologjik, psikik dhe social për sëmundjen e tij dhe për kujdesjet infermierore që do të ndërmerren ndaj pacientit;
- Marrin pjesë në përpunimin dhe zbatimin e kujdesjeve infermierore;
- Aplikojnë mjekimin medikamentoz që përshkruan mjeku;
- Shoqërojnë pacientin për ekzaminime dhe për nevoja të ndryshme;
- Sterilizojnë mjetet e punës që kanë lidhje me manipulime të ndryshme dhe me procedurat të tjera të kujdesit;
- Rregullojnë dhe pastrojnë çdo ditë dhe sipas nevojave shtratin e pacientit duke u kujdesur për higjienën e tij, pozicionin në shtrat, lëvizjen apo qetësinë e tij;
- Observojnë pacientin gjatë gjithë kohës;
- Kontrollojnë cilësinë e ushqimit dhe monitorojnë shpërndarjen e tij në kushte të mira dhe sipas dietës së përcaktuar;
- Bëjnë dorëzimin e pacientëve dhe të dosjes së kujdesit infermieror, të medikamenteve të urgjencës, të pajisjeve mjekësore;
- Bashkëpunojnë me ekipin mjek-infermier-sanitar;
- Organizojnë vazhdimësinë dhe lidhjen e veprimeve të kujdesit infermieror në bashkëpunim me ekipin;
- Mirëmbajnë pajisjet mjekësore dhe i administrojnë ato;
- Marrin pjesë në kërkimet klinike, në mbledhjet e organizuara nga Kryeinfermier-i/ja e Pavionit, Shërbimi, Sektori i Kujdesjeve Infermierore dhe Shefi i Shërbimit, në Sesionet e Formimit Profesional gjatë vitit, të përcaktuara në vlerësimin e tij/e saj që bëhet gjatë dhe në fund të vitit nga eprorët e tij/e saj;
- Marrin pjesë në aktivitete në zhvillimin e edukimit shëndetësor të pacientit për nozologjitë përkatëse;
- Pranojnë mendimin e ekipit dhe ofrojnë njohuri dhe propozime për vendimet e përbashkëta;
- Koordinojnë veprimet e kujdesit infermieror, duke respektuar pacientin si dhe anëtarët e ekipit;
- Sigurojnë transmetimin e informacionit në ekip duke favorizuar vazhdimësinë e kujdesjeve;
- Sigurojnë rregull, qetësi si dhe nivel të lartë higjeno-sanitar në shërbim, duke kontrolluar sanitaret;
- Përdorin njohuri specifike farmakologjike sipas shërbimeve;
- Aplikojnë procedurat teknike (në vendosjen e perfuzioneve, transfuzioneve, injeksioneve, intramuskulare, intravenoze, subkutane, të kateterëve, të plagëve, drenave etj );
- Zbatojnë procedurat e mjekimit të plagëve;
- Përgatitin tavolinat për manipulime dhe ekzaminime të ndryshme;
- Respektojnë rregullat e asepsisë dhe të antisepsisë.
- Respektojnë orarin e punës si dhe qëndrimin në punë.
- Respektojnë hierarkinë dhe ekipin e tyresi dhe marrëdhëniet në ekip, nëpërmjet dëgjimit, të dialogut dhe pjesëmarrjes.
- Respektojnë uniformën e infermier-it/es me bluzë të bardhë ose me pantallona dhe xhaketë, infermieret të kenë flokët e mbledhura duke punuar pa unaza, pa bizhuteri të rënda, këpucë të lehta dhe të sheshta. Gjithashtu edhe paraqitja e jashtme e infermierëve meshkuj të jetë brenda normave të lejuara;
- Vendosin pacientin në qendër të aktiviteteve të tyre, për këtë:
- I shërbejnë të sëmurit, e dëgjojnë atë, nën durim, duke përdor teknikat e komunikimit verbal dhe jo verbal dhe duke u përshtatur me pacientin dhe familjarët;
- Ndihmojnë dhe bashkëbisedojnë me pacientin që të formulojnë nevojat e tij;
- Bashkëbisedojnë me pacientin që të arrijë një zgjidhje sa më të mirë e më të mundur rreth kujdesjeve të tij;
- Analizojnë dhe vlerësojnë veprimet që ndërmarrin dhe rezultatet e pritura tek pacienti;
- Respektojnë kartën e pacientit;
- Bëjnë që pacienti të ketë besim tek infermier-i/ja;
- Realizojnë sigurinë e pacientit në cilësinë e kujdesjeve;
- Japin llogari tek eprorët e tyre për arritjen e misioneve të tyre, në realizimin e aktivitetit, të marrëdhënieve në ekip si dhe me aktorët e tjerë të kujdesjeve (laboratorët, radiologjinë, farmacinë) për cilësinë e kujdesjeve dhe të procedurave;
- Përballojnë situatat e urgjencës dhe të stresit sipas specifikave të sëmundjeve;
- Respektojnë rregullat e etikës në punë;
- Mbajnë statistika dhe kryejnë studime statistikore për punën e bërë;
- Mbikëqyrin të tjerët:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar studimet e Larta për Infermieri.
- Të ketë kryer periudhën e Stazhit si infermier.
- Te ketë dhënë Provimin e Shtetit sipas Programeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë për marrjen e Licencës së Ushtrimit të Profesionit Infermier.
- Të jetë i regjistruar pranë Urdhrit të Infermierit.
- Të jetë i aftë nga ana Fiziko-Shëndetësore.
- Të ketë aftësi komunikuese.
- Të njohë të paktën një gjuhë të huaj (preferencë Anglisht ose Frëngjisht meqë janë gjuhët më të përdorura në fushën e Shëndetësisë).
- Të ketë njohuri të Programeve Bazë kompjuterike.
Informacion shtesë
Një Infermier pas kryerjes së Masterit Profesional mund të kualifikohet ose të specializohet në një Specialitet të caktuar me anë të kurseve afatshkurtra ose afatgjata të Edukimit Profesional në Vazhdim, sipas Kritereve dhe Kërkesave të Institucionit ku punon.
Pas një periudhe 10 vjeçare të ushtrimit të profesionit si Infermier dhe ecurisë së tij/të saj në grada shkencore si Masteri Shkencor apo Doktoraturë në Infermieri, infermier-i/ja mund të promovohet në poste Drejtuese apo Administrative në Sektorët Infermieristik përkatës të Shërbimeve Shëndetësore ku është i punësuar. Gjithashtu infermierët që arrijnë në këtë status mund të jenë dhe pjesë aktive në Sektorin Pedagogjik dhe Didaktitk të studentëve të rinj të Fakultetit të Infermierisë.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Infermier konsultoreje, infermier në ortopedi, infermier në shërbim mjekësor, infermier në klinikë, infermier në maternitet etj.
Profesionet në këtë grup
- Infermier obstetrike
- Infermier në ambiente pune
- Infermier
- Infermier në konsultoreje
- Infermier në ortopedi
- Infermier në pediatri
- Infermier anestezie
- Infermier në infermieri
- Infermier në maternitet
- Infermier në objekte industriale
- Infermier në psikiatri
- Infermier në shërbimin mjekësor
- Infermier në shkollë
- Infermier në spitali
- Infermier në klinike
- Infermier i regjistruar
- Infermier praktikant
- Infermier për kimioterapi

