241Profesionistë Financierë
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Profesionistët financierë planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë operacionet financiare të individëve, organizatave dhe institucioneve publike e private në konsultim me drejtuesit e lartë dhe manaxherët e departamenteve apo seksioneve të tjera. Ata ekzaminojnë dhe përpunojnë të dhënat financiare dhe garantojnë saktësinë e tyre në përputhje me standardet dhe procedurat e kuadrit ligjor në fuqi. Profesionistët financierë, bazuar në rezultatet e analizave që zhvillon, bëjnë parashikime për të ardhmen dhe sugjerojnë ndryshimet e nevojshme në buxhet.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë operacionet financiare të një ndërmarrjeje apo organizate;
- Vlerësojnë situatën financiare të një organizate, përgatitin buxhetet dhe mbikëqyrin operacionet financiare;
- Këshillohen me shefat ekzekutivë dhe me manaxherët e departamenteve apo seksioneve të tjera;
- Hartojnë dhe manaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet dhe sigurojnë një përdorim eficient të burimeve;
- Hartojnë dhe drejtojnë procedurat operacionale dhe administrative;
- Planifikojnë dhe drejtojnë operacionet e përditshme;
- Regjistrojnë të dhënat ekonomike të një njësie ekonomike private apo shtetërore;
- Mbledhin dokumentacionin përkatës të cilat janë Fletë-daljet (Fatura shitje tatimore);
- Regjistrojnë hyrjet (të ardhurat) në librin e arkës;
- Regjistrojnë faturat në regjistrin e të ardhurave sipas ndarjeve: dëftesa tatimore, kupona tatimorë;
- Përpilojnë dhe deklarojnëdokumente financiare sipas kuadrit ligjor në fuqi;
- Përgatitin listë pagesën, përllogaritin pagën bruto dhe neto pas ndalesave TAP dhe kontributeve për punonjësit;
- Mbikëqyrin përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
- Analizojnë dhe këshillojnë lidhur me buxhetin dhe parashikimet për periudhën e ardhshme financiare;
- Monitorojnë dhe konsultohen me specialistët mbi ndryshimet ligjore;
- Respektojnë legjislacionin dhe udhëzimet e tij;
- Përfaqësojnë organizatën në marrëveshje me palët e tjera;
- Rrisin dhe zhvillojnë aftësitë e veta përmes kualifikimeve në këtë sektor.
Kërkesat
- Arsim i lartë në fushën e Ekonomisë apo Financës;
- Kualifikime të ndryshme profesionale;
- Eksperiencë pune;
- Njohuri te programeve kompjuterike.
Informacion shtesë
Financieri mund të fillojë punë edhe si llogaritar i thjeshtë apo pagator duke pasur arsim të mesëm ekonomik. Më pas përmes kurseve, kualifikimeve, mund të punësohet si ndihmës financier në ndonjë organizatë dhe pas një eksperience të gjatë mund të punësohet si financier. Financieri ndërkohë mund të punësohet edhe si ekonomist, drejtues në prodhim, në shitje e marketing etj.

