2411Kontabilistë

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Kontabilisti përgatit, regjistron dhe sistemon të dhënat ekonomike të një personi fizik apo juridik sipas kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor, harton pasqyrat përmbledhëse dhe i paraqit ato në forma të përcaktuara për investitorët, huadhënësit, të punësuarit, furnitorët dhe kreditorët e tyre, për klientët, organet tatimore, organizmat publikë. Kontabilisti pajiset me licencë të posaçme, sipas ligjit shqiptar. Ai mund të punësohet në kompani private apo publike, si dhe mund të ofrojë si i vetëpunësuar shërbime për disa kompani apo individë në të njëjtën kohë.

Detyrat kryesore

  • Hedhin të dhënat e sakta të transaksioneve të aktivitetit të ndërmarrjes apo organizatës;
  • Kontrollojnë saktësinë e faturave dhe dokumentacionit të organizatës;
  • Rakordojnë me furnitorët dhe kryejnë pagesat me bankat për ta;
  • Përditësojnë veprimet me bankat dhe arkat;
  • Përgatitin pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve (mujore ose tre mujore);
  • Përgatitin lëvizjen e parasë (cash flow);
  • Përgatitin pasqyrën e lëvizjes së kapitalit;
  • Përgatitin pasqyrën e bilancit;
  • Bëjnë deklarimet online të taksave dhe tatimeve të subjektit;
  • Mbajnë me korrektësi dokumentacionin në dosje;
  • Mbajnë përgjegjësi dhe raportojnë për kontrollet e tatimeve;
  • Raportojnë dhe vënë në dijeni administratorin e ndërmarrjes apo organizatës për diferencën në veprimet e arkës, për shkeljet dhe për ndryshimet e kuadrit ligjor lidhur me taksat e tatimet;
  • Këshillojnë dhe instalojnë sisteme të mbajtjes së llogarive;
  • Mbrojnë ose kontestojnë deklaratat tatimore përpara zyrtarëve të taksave;
  • Përgatitin dhe raportojnë mbi parashikimet për fitime apo humbje të ndërmarrjes, paaftësive paguese apo falimentit;
  • Përgatisin pasqyrën e Kapitalit;
  • Përgatisin analiza dhe raporte financiare;
  • Respektojnë legjislacionin dhe udhëzimet e tij;
  • Marrin pjesë në organizime në formën e seminareve, leksioneve mbledhjeve për marrjen e informacionit mbi ndryshimet ligjore;
  • Rritin dhe zhvillojnë aftësitë e veta përmes kualifikimeve në këtë sektor.

Kërkesat

  • Preferohet arsimi i lartë për Kontabilitet- financë;
  • Njohja e programeve bazë të kontabilitetit: Alfa, financa5, Bilanc 2000, etj.;
  • Titulli kontabël- kontabilist i miratuar nga Autoriteti i Certifikimit të ekspertëve kontabël;
  • Licencë e regjistruar në QKB si Kontabilist.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Në bazë të viteve të eksperiencës dhe/apo kualifikimeve shtesë mund të kalojë në nivelin shef kontabiliteti. Më pas nëpërmjet eksperiencës në punë dhe manaxhimit të grupeve të punës një kontabilist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel Drejtor Kontabiliteti/Finance.

Kontabilisti mund të punësohet dhe si ekonomist dhe si financier në kompani publike apo private. Kontabilisti është pozicion më i veçuar dhe më i përcaktuar për shkak se nevojitet Licencë e posaçme për të realizuar këtë detyrë. Kontabilisti falë njohurive ekonomike që disponon mund të punësohet dhe në pozicione të ndryshme manaxhimi të njësive ekonomike, por dhe në pozicione marketingu e shitjeje në organizata të ndryshme.

Profesionet në këtë grup

  • Audit
  • Kontabilist
  • Kontabilist bashkie
  • Kontabilist firme
  • Kontabilist i miratuar
  • Kontabilist kostoje
  • Kontabilist në sektorit publik
  • Revizor
  • Kontabilist i certifikuar
  • Kontabilist për kontroll financiar
  • Kontabilist menaxhimi
  • Kontabilist tatimore

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye