2413Analistë financiar
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Analisti/ja financiar/embledh dhe analizon informacione financiare mbi parashikimet ekonomike, vëllime të tregtimit dhe lëvizjes së kapitalit, prejardhjes financiare të kompanive, historikun e gjendjes dhe tendencat e ardhshme të aksioneve, obligacioneve dhe letra të tjera me vlerë, për të siguruar këshilla financimi apo investime financiare për organizatën apo klientët e kompanisë së tyre. Ai/Ajo kryen studime dhe vlerësime për investime, duke zbatuar dhe përdorur mjetet dhe metodat e duhura për manaxhimin dhe analizën e portofolit financiar të organizatës. Ai/Ajo mund të punësohet kompani në sektorin privat dhe publik, të tilla si: bankat, shoqëri brokerimi, kompani sigurimesh, kompani investimesh, firma prodhuese, kompani të shërbimeve të tjera financiare dhe kompani të manaxhimit të fondit apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Analizojnë projekte investimesh, informacione financiare për të bërë parashikime të biznesit, të industrisë dhe kushtet ekonomike të duhura në marrjen e vendimeve për investime;
- Përditësojnë njohuritë mbi zhvillimet në fushën e teknologjisë, industrisë, biznesit, financave dhe teorinë ekonomike;
- Interpretojnë të dhëna që ndikojnë në programet e investimeve, të tilla si çmimi, stabiliteti ekonomik, tendencat e ardhshme, risqet e investimeve, si dhe ndikimet ekonomike në to;
- Monitorojnë zhvillimet ekonomike, industriale dhe të korporatave, investimeve për kompanitë, aksioneve, obligacioneve përmes analizimit të informacionit të marrë nga raporte ditore të aksioneve dhe bonove, parashikimet ekonomike, vëllimet tregtare, periodikët financiarë, manuale të letrave me vlerë, pasqyrave financiare të kompanive dhe raporteve dhe publikimeve tjera financiare të firmave bankare investuese, agjencive qeveritare, etj.;
- Vlerësojnë performancën financiare të organizatës dhe riskun financiar në investimet e tyre;
- Shkruajnë raporte dhe rekomandime afatshkurtër mbi planet dhe flukset e mjeteve monetare afatgjata;
- Këshillojnë organizatën apo investitorët rreth marrjes pjesë në tendera të aspekteve financiare;
- Zhvillojnë, zbatojnë dhe përdorin mjete dhe metoda të duhura për manaxhimin dhe analizën e portofolit financiar;
- Përgatitin raporte të rregullta të riskut për portofolet e borxhit;
- Ndihmojnë në përgatitjen e buxheteve operative dhe të investimeve;
- Japin rekomandime mbi investimet dhe kohën e përshtatshme për investime të kompanive, personelin e duhur dhe informacione të tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me to;
- Përcaktojnë çmimet në të cilën letrat me vlerë duhet të emetohen dhe njëkohësisht t’i ofrohen publikut;
- Përgatitin plane veprimi për investime në bazë të analizave financiare;
- Vlerësojnë dhe krahasojnë cilësinë relative të letrave me vlerë të ndryshme në një industri të caktuar;
- Paraqitin raporte me gojë dhe me shkrim për trendet e përgjithshme ekonomike dhe mbi analizat financiare të kryera;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle të lartë në këtë fushë
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent financiar. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin financierit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një analist financiar mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e manaxhimit dhe drejtimit financiar të organizatës.
Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare master në financë apo në fusha të ngjashme.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Analistë financiar për manaxhimrisku, analist obligacionesh, konsulent i letrave me vlerë, konsulent investimesh, analist risku.
Profesionet në këtë grup
- Analistë financiar për menaxhim risku
- Analisti obligacionesh
- Konsulent i letrave me vlerë
- Konsulent investimesh
- Analist risku
- Analist kredie

