2412Këshilltarë investimesh/financiarë

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Këshilltarët e investimeve/financiarezhvillojnë plane financiare për individë dhe organizata dhe investojnë dhe menaxhojnë fonde në emër të tyre. Ata rishikojnë planet e investimeve bazuar në nevojat e modifikuara dhe ndryshimet ne treg dhe u këshillojnë individëve dhe organizatave hapat që duhet të ndërmarrin në drejtim të financave të tyre.

Detyrat kryesore

  • Ndërtojnë dhe menaxhojnë një portofol investimesh të klientëve;
  • Intervistojnë klientët për të përcaktuar statusin financiar dhe objektivat financiare;
  • Vlerësojnë tolerancë ndaj riskut dhe informacione të tjera që janë të rëndësishme për të zhvilluar planet financiare dhe strategjitë e investimeve në emër të individit apo organizatës;
  • Shqyrtojnë situatën financiare të klientit dhe studiojnë e analizojnë konkurrentë të tij;
  • Përcaktojnë objektivat financiare dhe zhvillojnë e zbatojnë strategji për arritjen e tyre;
  • Ndërmarrin veprime për të blerë dhe për të shitur aksione dhe letra të tjera me vlerë për klientët;
  • Monitorojnë performancën e investimeve dhe rishikojnë planet e investimeve bazuar në nevojat e modifikuara dhe ndryshimet ne treg;
  • Rekomandojnë dhe organizojnë mbulimin e siguracionit për klientët;
  • Raportojnë për gjithë impaktin e planit të investimeve të klientit;
  • Ruajnë konfidencialitetin e të dhënave financiare të klientit;
  • Nënshkruajnë kontrata investimi në emër të klientit;
  • Përditësojnë informacionet lidhur me legjislacionin në fuqi, zhvillimet ekonomike, etj.;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Preferohet arsim i lartë, Ekonomi, Financë,Manaxhim Investimesh etj.;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese;
  • Preferohen specializime dhe kualifikimet e vazhdueshme.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesionist ndihmës ekonomist, financier etj. Por për të punuar si këshilltar dhe analist biznesi duhet arsim i lartë dhe kualifikime të mëtejshme, si dhe eksperiencë. Një individ i tillë mund te punësohet nga korporatat për të këshilluar rreth manaxhimit të fondeve; zyra e sigurimeve shoqërore e Shqipërisë për të menaxhuar portofolin e investimeve të tyre; korporatat që kanë fond pensioni për punonjësit; fondet për bamirësi etj.

Profesionet në këtë grup

  • Analist për studimet e tregut
  • Financier për sigurimet shëndetësore
  • Konsulent biznesi
  • Konsulent për mbrojtjen e konsumatorit
  • Konsulent për sipërmarrje
  • Konsulent për sistemet e sigurimeve
  • Planifikues financiar
  • Specialist për eficiencë biznesi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye