222Infermierë dhe mami të specializuar

Grup i vogël · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Infermierët dhe mamitë e specializuara kryejnë trajtim, mbështetje dhe shërbime të kujdesit për njerëzit që janë në nevojë për kujdes për shkak të efekteve të plakjes, lëndimit, sëmundjeve ose dëmtimeve të tjera fizike a mendore ose rreziqet e mundshme të shëndetit, planifikojnë dhënien dhe vlerësimin e kujdesit dhe shërbimeve mbështetëse ndaj nënave dhe foshnjave para dhe mbas shtatzënisë dhe lindjes, sipas praktikave dhe standardeve moderne duke menaxhuar komplikacionet e nënave dhe të foshnjave në bashkëpunim me personelin mjekësor të specializuar. Ata/ato ndërhyjnë në raste urgjente, në mbajtjen e funksioneve vitale të pacientit, jeta e të cilëve rrezikohet, zbatojnë e respektojnë rregullat e administrimit të medikamenteve, si dhe shoqërojnë pacientin në ekzaminime imazherike, skopi, grafi, Eko, marrjen a analizave të ndryshme, etj., duke punuar në mënyrë autonome ose në grup me punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor. Ata mund të punësohen në institucione shërbimesh shëndetësore, në universitete, në spitale shtetërore dhe private, në maternitete, në qendra të tjera të kujdesit shëndetësor apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë dhe planifikojnë veprimtarinë për pacientët në bazë të praktikave dhe standardeve të institucionit në varësi të objektivave dhe prioriteteve;
  • Koordinojnë veprimtarinë e kujdesin të pacientëve në konsultim me profesionistë të tjerë të shëndetit dhe anëtarë e tjerë të ekipe shëndetësor duke zbatuar protokollet e kujdesit infermierore;
  • Zhvillojnë dhe zbatojnë plane të kujdesit për trajtimin biologjik, social dhe psikologjike të pacientëve, për sëmundjet dhe përkujdesje të tij, në bashkëpunimi me profesionistë të tjerë të shëndetit;
  • Bëjnë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit duke iu përshtatur dosjes së kujdesit dhe vendosin diagnozën infermierore;
  • Plotësojnë dosjen e kujdesit me saktësi, si dhe dokumentacionit tjetër të kujdeseve infermierore;
  • Aplikojnë procedura teknike(në vendosjen e perfuzioneve, transfuzioneve, injeksioneve, intramuskulare, intravenoze, subkutane, të kateterëve, të plagëve, drenave, etj.);
  • Zbatojnë procedurat e duhura për përgatitjen e tavolinave të manipulimeve dhe ekzaminime të ndryshme;
  • Kryejnë pastrimin e plagëve dhe aplikimin e shërbimeve kirurgjikale të lejuara duke zbatuar procedurat e mjekimit të tyre;
  • Zbatojnë dhe respektojnë rregullat e asepsisë dhe antisepsisë;
  • Ndërhyjnë në raste urgjente, në mbajtjen e funksioneve vitale të pacientit ose të porsalindur, jeta e të cilëve rrezikohet;
  • Kryejnë planifikimin, dhënien dhe vlerësimin e kujdesit dhe shërbimeve mbështetëse ndaj nënave dhe foshnjave para dhe mbas shtatzënisë, sipas praktikave dhe standardeve moderne;
  • Kontrollojnë progresin gjatë shtatzënisë dhe lindjes duke menaxhuar komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjes;
  • Monitorojnë dhimbje dhe shqetësimet e pacientit dhe përdor një shumëllojshmëri terapish duke përfshirë përdorimin e medikamenteve për qetësimin e dhimbjeve;
  • Realizojnë sigurinë dhe higjienën e kujdesjeve të tij, mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, administrimin e tyre, funksionimin e aparaturave të ndryshme;
  • Kontrollojnë dhe plotësojnë barnat e urgjencës, duke evidentuar harxhimet e tyre në bazë të kartelave klinike, duke i tërhequr në kohë nga farmacia dhe duke kryer shpërndarjen e tyre tek të sëmurët;
  • Planifikojnë dhe marrin pjesë në programet e edukimit shëndetësor, promovimin e shëndetit dhe aktivitetet arsimore infermiere në mjediset klinike dhe të komunitetit;
  • U përgjigjen pyetjeve nga pacientët dhe familjet dhe sigurojnë informacionin në lidhje me parandalimin e shëndetit të keq, trajtimin dhe kujdesin;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye