2221Infermierë të specializuar
Grup njësi · 24 profesione
Përshkrimi
Infermieri/ja i/e specializuar siguron trajtim, mbështetje dhe shërbime të kujdesit për njerëzit që janë në nevojë për kujdes për shkak të efekteve të plakjes, lëndimit, sëmundjeve ose dëmtimeve të tjera fizike a mendore ose rreziqet e mundshme për shëndetin. Ai/Ajo merr përgjegjësinë për planifikimin, manaxhimin e kujdesit të pacientëve, përpunimin dhe zbatimin e kujdesjeve infermierore, duke përfshirë mbikëqyrjen e punëtorëve të tjerë të kujdesit shëndetësor, që punojnë në mënyrë autonome ose në ekipe me mjekë dhe të tjerë. Infermieri/ja i/e specializuar aplikon mjekimin medikamentoz të përshkruar nga mjeku në zbatimin e kujdesit shëndetësor, trajtimit dhe udhëzimeve, planeve të vendosura nga institucione mjekësore të infermierisë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, si dhe merr masa parandaluese dhe kurative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kompani shërbimesh shëndetësore, në spitale shtetërore dhe private, qendra të tjera të kujdesit shëndetësor apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Organizojnë dhe planifikojnë punën dhe veprimtarinë për pacientët në bazë të praktikave dhe standardeve të institucionit në varësi të objektivave dhe prioriteteve;
- Koordinojnë veprimtarinë e kujdesin të pacientëve në konsultim me profesionistë të tjerë të shëndetit dhe anëtarë e tjerë të ekipe shëndetësor duke zbatuar protokollet e kujdesjeve infermierore;
- Zhvillojnë dhe zbatojnë plane të kujdesit për trajtimin biologjik, social dhe psikologjike të pacientëve, për sëmundjet dhe përkujdesje të tij, në bashkëpunimi me profesionistë të tjerë të shëndetit;
- Realizojnë pritjen, qetësinë, rehatinë, komunikimin e pacientin dhe shoqëruesin:
- Identifikojnë nevojat e pacientit dhe marrin pjesë për realizimin e nevojave;
- Bëjnë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit duke iu përshtatur dosjes së kujdesit dhe vendos diagnozën infermierore;
- Plotësojnë dosjen e kujdesit me saktësi, si dhe dokumentacionit tjetër të kujdesjeve infermierore;
- Planifikojnë dhe ofrojnë kujdes personal, trajtime dhe terapi duke përfshirë administrimin e medikamenteve dhe përgjigjet e monitorimit trajtimit apo kujdesit planit;
- Aplikojnë procedura teknike (në vendosjen e perfuzioneve, transfuzioneve, injeksioneve, intramuskulare, intravenoze, subkutane, të kateterëve, të plagëve, drenave, etj. );
- Zbatojnë procedurat e duhura për përgatitjen e tavolinave të manipulimeve dhe ekzaminime të ndryshme;
- Kryejnë pastrimin e plagëve dhe aplikimin e shërbimeve kirurgjikale të lejuara duke zbatuar procedurat e mjekimit të tyre;
- Zbatojnë dhe respekton rregullat e asepsisë dhe antisepsisë;
- Monitorojnë dhimbje dhe shqetësimet e pacientit dhe përdor një shumëllojshmëri terapish duke përfshirë përdorimin e medikamenteve për qetësimin e dhimbjeve;
- Sigurojnë shërbimin cilësor të kujdesit infermieror për të gjithë të sëmurët e shtruar në shërbimin/reparti
- Ndërmarrin masa të parandalimit të rreziqeve dhe vlerësojnë situatën e rreziqeve ndaj të sëmurit dhe ndaj vetes;
- Ofrojnë ndihmën psikologjike për pacientin, duke e ndihmuar në aspektin biologjik, psikik dhe social për sëmundjen e tij dhe për kujdesjet infermierore që do të ndërmerret;
- Aplikojnë mjekimin medikamentoz të përshkruar nga mjeku;
- Sterilizojnë mjetet e punës që kanë lidhje me manipulime të ndryshme dhe me procedurat të tjera të kujdesit;
- Organizojnë vazhdimësinë dhe lidhjen e veprimeve të kujdesit infermieror në bashkëpunim me ekipin, duke siguruar transmetimin e informacionit në ekip në kohën e duhur;
- Marrin pjesë në kërkimet klinike, të organizuara nga profesionistë të fushës;
- Realizojnë sigurinë dhe higjienën e kujdesjeve të tij, mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore dhe administrimin e tyre;
- Analizojnë dhe vlerësojnë veprimet që ndërmarrin dhe rezultatet e pritura tek pacienti;
- Planifikojnë dhe marrin pjesë në programet e edukimit shëndetësor, promovimin e shëndetit dhe aktivitetet arsimore infermiere në mjediset klinike dhe të komunitetit;
- U përgjigjen pyetjeve nga pacientët dhe familjet dhe sigurimin e informacionit në lidhje me parandalimin e shëndetit të keq, trajtimi dhe kujdesi;
- Mbajnë statistika dhe kryejnë studime statistikore për punën e bërë;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin dhe bashkëpunojnë me ekipin mjek-infermier-sanitar;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata duke ruajtur sekretin profesional;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të ketë kryer një master në një specialitet të caktuar.
- Të ketë dhënë Provimin e Shtetit sipas Programeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë për marrjen e Licencës së Ushtrimit të Profesionit Infermier.
- Të jetë i regjistruar pranë Urdhrit të Infermierit.
- Të ketë aftësi komunikuese.
- Të njohë të paktën një gjuhë të huaj
- Të ketë eksperiencë në punë si infermier-/e në Shërbim Klinik Spitalor
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të fushës, Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara me Master Shkencor apo Doktoraturë në Infermieri, një Infermier i specializuar mund të promovohet në poste drejtuese të Sektorëve infermieristik përkatës të shërbimeve shëndetësore ku është i punësuar apo trajnimit nëpërmjet punës.
Gjithashtu infermierët që arrijnë në këtë status mund të jenë dhe pjesë aktive në Sektorin Pedagogjik dhe Didaktik të studentëve të rinj të Fakultetit të Infermierisë.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Infermier konsultoreje, infermier në ortopedi, infermier në shërbim mjekësor, infermier në klinikë, infermier në maternitet, infermier anestezist, infermier e shëndetit publik, infermier specialist, infermier i specializuar/pediatri, infermier i specializuar në gjinekologji, infermier i specializuar në infektiv, infermier i specializuar në reumatologji, infermier i sëmundjeve profesionale, infermier i Trajtimin Paliativ, infermier i kimioterapinë.
Profesionet në këtë grup
- Infermier i specializuar/obstetrike
- Infermier në ushtri
- Infermier i specializuar
- Infermier i specializuar/konsultore
- Infermier i specializuar/materniteti
- Infermier i specializuar/spitali
- Infermier i specializuar në gjinekologji
- Infermier i specializuar në infektiv
- Infermier i specializuar në reumatologji
- Infermier i specializuar/ortopedi
- Infermier i specializuar/pediatri
- Infermier i specializuar/anestezi
- Infermier i specializuar/infermieri
- Infermier i specializuar/objekte industriale
- Infermier i specializuar/psikiatri
- Infermier i specializuar/shërbim mjekësor
- Infermier i specializuar/shkolle
- Infermier i sëmundjeve profesionale
- Infermier i trajtimin paliativ
- Infermier i kimioterapisë
- Infermier i specializuar për trajtimin e traumave
- Infermier i specializuar (terapia intensive dhe subintensive).
- Infermier i specializuar (neonati)
- Infermier i shëndetit publik

