215Inxhinierë të elektroteknologjisë
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Inxhinierët e elektroteknologjisë kryejnë kërkime, dizenjime, këshillime në fushën elektronike, elektrike dhe tëtelekomunikacionit, drejtojnë funksionimin e konstruksionit, sistemeve apo pajisjeve, mbikëqyrin mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre në fushën elektronike, elektrike dhe telekomunikacionit. Ata studiojnë dhe zbatojnë njohuritë inxhinierike, aspektet teknologjike të materialeve, proceseve apo produkteve të fushës përkatëse në punën e përditshme, duke siguruar standardet dhe sigurinë e duhur. Ata mund të punësohen në institucione /organizata publike apo privatetë shërbimeve elektronike, elektrike, kompanitë e komunikacionit, prodhuesit e pajisjeve elektrike dhe elektronike, firmat konsulente, institucione arsimore apo të vetë punësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë kërkime, dizenjime, këshillime në mirëmbajtjet dhe riparimet nëfushën elektronike, elektrike dhe telekomunikacionit;
- Mbikëqyrin funksionimin, mirëmbajtjen dhe riparimin sistemeve dhe produkteve elektronike, elektrike dhe të telekomunikacionit;
- Japin këshilla në dizajnimin e centraleve dhe sistemet që gjenerojnë, transmetojnë dhe të shpërndajnë energji elektrike;
- Mbikëqyrin dhe inspektojnë instalimin, modifikimin, testimin dhe funksionimin e sistemeve dhe pajisjeve elektrike, elektronike dhe të telekomunikacionit;
- Vendosin standarde kontrolli për të monitoruar performancën dhe sigurinë e sistemeve elektrike, elektronike dhe të telekomunikacionit dhe pajisje përkatëse;
- Kryejnë dizenjimin, instalimin e komponentëve, sistemeve, pajisjeve dhe qendrave të shpërndarjes të fushës elektronike, elektrike dhe telekomunikacionit;
- Specifikojnë produktin, metodat e instalimin, materialet, cilësinë e tyre, etj. duke zbatuar projekte elektronike, elektrike dhe të telekomunikacionit në përputhje me specifikimet e dhëna;
- Përgatitin kosto të materialeve dhe përcaktojnëkohën e nevojshme lidhur me implementim e sistemeve;
- Menaxhojnë projekte teknike lidhur me implementim platformash të reja, zgjerim kapaciteti të atyre ekzistuese, etj. në fushën elektronike, elektrike dhe telekomunikacionit;
- Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve, pajisjeve, platformave, etj. në fushën elektronike, elektrike dhe telekomunikacionit, duke zbatuar standardet e sigurisë;
- Bëjnë kontrollin përfundimtar në instalime për sigurinë dhe vënien në punë të aparaturave, pajisjeve apo sistemeve të reja elektronike, elektrike dhe të telekomunikacionit.
- Bëjnë matje, studime, analizime të ndryshme të fushës elektronike, elektrike dhe telekomunikacionit;
- Hartojnë dokumentacione teknike të kërkuara, si dhe rregullore të sigurimit teknik;
- Mbikëqyrin punën e personelit tjetër të zyrës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

