2152Inxhinierë elektronikë
Grup njësi · 9 profesione
Përshkrimi
Inxhinierët elektronike kryejnë studime, dizajnojnë ose drejtojnë funksionimin, mirëmbajtjen dhe riparojnë sistemet elektronikë dhe studiojnë e këshillojnë mbi aspektet teknologjike të materialeve, produkteve apo proceseve inxhinierike elektronike. Ata mund të punësohen në organizata private dhe institucione shtetërore.
Detyrat kryesore
- Këshillojnë mbi ose dizajnojnë pajisje elektronike ose komponentë, qarqe, gjysmë-përçues dhe sisteme;
- Specifikojnë prodhimin dhe metodat e instalimit, materialet dhe standardet e cilësisë dhe drejtojnë prodhimin ose punën e instalimit të produkteve dhe sistemeve elektronike;
- Përcaktojnë standardet dhe procedurat e kontrollit për të siguruar funksionim eficient dhe të sigurtë të sistemeve elektronike, motorëve dhe pajisjeve;
- Organizojnë dhe drejtojnë mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve elektronike ekzistuese;
- Dizajnojnë qarqe elektronike dhe komponentë për përdorimin e tyre në fusha të tilla si udhëzime për hapësirën ajrore, kontrollin e shtypjes, akustikën, mbi kontrollin e instrumenteve;
- Studiojnë dhe këshillojnë mbi sistemet e radarëve, telemetrisë dhe kontrollit në distancë, për mikrovalët dhe pajisje të tjera elektronike;
- Dizajnojnë dhe zhvillojnë algoritme mbi përpunimin e sinjalit dhe i zbatojnë ato në zgjedhjen e duhur harduerë dhe softuerë;
- Zhvillojnë aparatura dhe procedura për të testuar komponentët elektronikë, qarqet dhe sistemet e tyre;
- Bëjnë kërkim-zhvillim për sistemet elektronike, fushat e arkitekturës të kompjuterëve, arkitekturës të sistemeve të përpunimit të informacionit, projektim i sistemeve shifrore, etj.;
- Kontrollojnë dhe menaxhojnë punën e personelit nën varësi;
- Sigurojnë që specifikimet dhe dimensionet e përdorura në prodhim janë të sakta;
- Kryejnë teste performance;
- Regjistrojnë çdo defekt dhe analizojnë shkaqet e tij;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Rritin aftësitë e tyre profesionale përmes kurseve dhe trajnimeve te ndryshme.
Kërkesat
- Arsimi i Lartë, preferohet në degët: Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri elektronike etj.;
- Preferohet njohje të programeve MS Office, UNIX, LINUX, VMS Systems, Oracle, SQL, C, C++, Java etj.;
- Trajnime profesionale ne këtë sektor, Certifikate Cisco (CCNA) për instalime rrjeti është avantazh etj.
Informacion shtesë
Një inxhinier elektronik mund ta nisë punën dhe si ndihmës, teknik për pajisjet elektronike dhe me kryerjen e disa kurseve apo universitetit te punësohen si inxhinier elektronik. Inxhinieri elektronik mund të punësohet në telefoninë celulare mobile; telefoni fikse; krijimi i aplikacioneve web; zhvillimi i softuerëve të ndryshëm; krijimi dhe mirëmbajtja e rrjetave të kompjuterëve etj. (p.sh. në banka, televizione, aeroporte dhe institucione te tjera etj.), inxhinier IT.
Profesionet në këtë grup
- Inxhinier elektronik për gjysmëpërçuesit
- Inxhinier elektronik për informatikën
- Inxhinier elektronik për instrumente shkencor
- Inxhinier elektronik për ndërtimin e ordinatorëve
- Inxhinier për kontroll dhe përdorim instrumentesh
- Inxhinier kompjuteri/harduer
- Inxhinier elektronik
- Inxhinier për impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni
- Inxhinier për impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni, TV, etj.

