2151Inxhinierë elektrikë
Grup njësi · 15 profesione
Përshkrimi
Inxhinieri elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve dhe pajisjeve elektrike në të gjitha njësitë e biznesit të kompanisë. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune specialistësh elektrikë të përqendruara në këto njësi biznesi dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë, organizojnë dhe mbikëqyrin punën e specialistëve elektrikë në secilën njësi biznesi;
- Hartojnë planin e mirëmbajtjes dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani;
- Hartojnë dhe rekomandojnë ndërhyrje apo investime në sistemet aktuale elektrike në njësitë e biznesit apo në pajisje të ndryshme;
- Ndjekin ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
- Organizojnë dhe mbikëqyrin punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Përgatitin ose koordinojnë të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
- Rishikojnë dhe hartojnë koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
- Përpilojnë dhe koordinojnë punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
- Marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
- Përgatitin dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur;
- Promovojnë një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha njësitë e biznesit;
- Inspektojnë të gjithë rrjetin/pajisjet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikojnë gjendjen e tyre si dhe rekomandojnë ndryshime të mundshme;
- Kontrollojnë dhe sigurojnë që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
- Kontrollojnë dhe menaxhojnë punën e personelit nën varësi;
- Sigurojnë që specifikimet dhe dimensionet e përdorura në prodhim janë të sakta;
- Kryejnë teste performance;
- Regjistrojnë çdo defekt dhe analizojnë shkaqet e tij;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Rritin aftësitë e veta në profesion.
Kërkesat
- Arsim i lartë, preferohet Inxhinieri elektrike;
- Aftësi komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
- Preferohen specializimet dhe kualifikimet e vazhdueshme.
Informacion shtesë
Një individ mund të nisë punë si teknikë të inxhinierisë elektrike. Me kryerjen e arsimit të lartë, kurseve kualifikuese mund të bëhet inxhinier. Për këtë profesion arsimi i lartë është i detyrueshëm. Ata mund të punësohen në korporatat energjetike, në hidrocentrale, në industri të ndryshme. Nëse kanë aftësi drejtuese e organizative mund të punësohen si drejtues në organizata biznesi që kanë lidhje me profesionin e tij.
Profesionet në këtë grup
- Inxhinier elektrik
- Inxhinier elektrik në transportin dhe shpërndarjen e energjisë
- Inxhinier elektrik për linjat elektrike
- Inxhinier elektrik për pajisje elektromekanike
- Inxhinier elektrik për pajisje elektromekanike të fuqive të ulëta
- Inxhinier elektrik për prodhimin e energjisë
- Inxhinier elektrik për prodhimin e energjisë elektrike
- Inxhinier elektrik për prodhimin hidroelektrik
- Inxhinier elektrik për prodhimin termoelektrik
- Inxhinier elektrik për tensionin e lartë
- Inxhinier për ndriçim
- Inxhinier elektrik për monitorimin dhe automatikën
- Inxhinier elektrik për skedarin dhe mbrojtjen rele
- Inxhinier elektromekanik
- Projektues i impianteve të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë

