2153Inxhinierë të telekomunikacionit

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Inxhinierët e telekomunikacionit kryejnë kërkime, dizajnojnë dhe drejtojnë funksionimin e konstruksionit, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve të telekomunikacionit. Ata studiojnë dhe këshillojnë për aspektet teknologjike të materialeve inxhinierike, produkteve apo proceseve të telekomunikacionit.

Detyrat kryesore

  • Zhvillojnë kërkime dhe zhvillojnë sistemet/pajisjet e telekomunikacionit;
  • Këshillojnë, dizajnojnë, instalojnë sistemet/pajisjet e telekomunikacionit (komponentët, sistemet, pajisjet dhe qendrat e shpërndarjes);
  • Specifikojnë produktin, instalimin e metodave, materialeve, cilësinë e tij etj.;
  • Planifikojnë, dizajnojnë, zbatojnë rrjete komunikimi bazuar në fibra optike, komunikime wireless, radio, TV etj.;
  • Menaxhojnë projekte teknike lidhur me implementim platformash të reja, zgjerim kapaciteti të atyre ekzistuese etj.;
  • Administrojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë sistemet, pajisjet, platformat e telekomunikacionit ;
  • Zbatojnë, mirëmbajnë, riparojnë standardet e sigurisë së sistemeve të telekomunikacionit;
  • Bëjnë kontrollin përfundimtar në instalime për sigurinë dhe vënien në punë të aparaturave, pajisjeve apo sistemeve të reja elektronike;
  • Zbatojnë projekte të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna;
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektronike;
  • Monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe marrin masa për përmbushjen e afateve të caktuara;
  • Ndjekin ndryshimet dhe zbatojnë platforma të reja të telekomunikacionit;
  • Bëjnë auditim teknik të elementeve, sistemeve të telekomunikacionit;
  • Analizojnë performancën dhe cilësinë e produkteve të telekomunikacionit;
  • Bëjnë matje, studime, analizime të rrezatimit elektromagnetik të antenave të telefonisë celulare;
  • Bëjnë marrëveshje interkoneksioni;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë, preferohet dega Inxhinieri Telekomunikacioni;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese;
  • Preferohen specializime dhe kualifikime te vazhdueshme.

Informacion shtesë

Një individ mund të nisë punë edhe duke pasur arsim para universitar si teknik i inxhinierisë së telekomunikacionit,. Me kryerjen e arsimit të lartë në Inxhinieri, ai mund të punësohet si inxhinier i Telekomunikacionit. Një inxhinier telekomunikacioni mund të punësohet në qendra kërkimi, zhvillimi, planifikimi, implementimi, mirëmbajtje të sistemeve të telekomunikacionit. Mund të punësohet në gjithashtu dhe në detyra manaxhuese të rrjeteve dhe strukturave informatike. Mund të punësohet dhe në ndërmarrje të ndryshme të sektorit TIK, në fushën e multimedias, e trajtimit të imazheve, videove dhe audiove etj.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier në telekomunikacion për telegrafë
  • Inxhinier në telekomunikacion për radarë
  • Inxhinier në telekomunikacion për telefoni
  • Inxhinier në telekomunikacion për televizion
  • Inxhinier për operator celular
  • Inxhinier për antenat e operatorëve për telefoni mobile
  • Inxhinier për antenat e operatorëve radar
  • Inxhinier për antenat e operatorëve të internetit
  • Inxhinier për antenat e operatorëve televiziv
  • Inxhinier transmetimi në telekomunikacion
  • Inxhinier në teknologjinë e telekomunikacionit
  • Monitorues të Programeve Televizive

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye