132Drejtues të prodhimit në miniera, ndërtim dhe shpërndarje

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e prodhimit, në miniera, ndërtim dhe të shpërndarje planifikojnë, organizojnë, drejtojnë, kontrollojnë dhe koordinojnë aktivitetin e përditshëm të ndërmarrjes dhe organizatës në prodhim, në minierë, në ndërtim, në furnizim, në magazinim, në shpërndarje dhe transport, qoftë si drejtues të departamenteve ose si drejtues të përgjithshëm të një organizate ose ndërmarrjeje që nuk ka hierarki manaxheriale. Ata menaxhojnë dhe rishikojnë burimet dhe rezultatet e organizatave apo përfaqësojnë ato në negociata, në konventa, seminare dhe forume.

Detyrat kryesore

  • Formulojnë dhe planifikojnë politika të operacioneve të përditshme të organizatave të prodhimit në aspektin e cilësisë, sasisë së prodhimit dhe të kostos;
  • Formulojnë dhe planifikojnë politika të operacioneve të përditshme të organizatave në miniera në aspektin e cilësisë, sasisë së prodhimit e të kostos;
  • Formulojnë dhe planifikojnë politika të operacioneve të përditshme të organizatave në fushën e ndërtimit, në aspektin e cilësisë, sasisë së prodhimit e të kostos;
  • Formulojnë dhe planifikojnë politika të operacioneve të përditshme në fushën e furnizimit, magazinimit, shpërndarjes dhe transportit në aspektin e kostos, sasisë, cilësisë, përcaktimit të orareve etj.;
  • Zbatojnë politika të operacioneve të përditshme të organizatave të fushave përkatëse;
  • Menaxhojnë dhe rishikojnë rezultatet e organizatave të mësipërme;
  • Formulojnë dhe zbatojnë politika dhe plane për shitje dhe marketing në konsultim me manaxherët e tjerë;
  • Planifikojnë dhe kontrollojnë përzgjedhjen e personelit, përdorimin, trajnimin dhe performancën e tyre;
  • Negociojnë me furnizuesit, konsumatorët dhe ndërmarrjet e tjera;
  • Menaxhojnë buxhete duke kontrolluar shpenzimet për të siguruar përdorimin efikas të burimeve njerëzore, financiare, të materialeve etj.;
  • Monitorojnë prodhimin dhe shpenzimet e ndërmarrjes apo organizatës;
  • Konsultohen apo raportojnë me personelin e lartë apo vartës dhe koordinojnë veprimtarinë ndërmjet tyre;
  • Përfaqësojnë organizatën në raste zyrtare, në negociata, në konventa, seminare dhe forume;
  • Promovojnë interesat e ndërmarrjes apo organizatës;
  • Përcaktojnë procedurat dhe afatet e mirëmbajtjes së pajisjeve dhe makinerive të punës;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Sigurojnë veprimtarinë e organizatës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye