1324Drejtues të furnizimit dhe shpërndarjes
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit në furnizim e shpërndarje drejtojnë dhe koordinojnë furnizimin, transportimin, magazinimin dhe shpërndarjen e të mirave, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi. Ata përcaktojnë strategjitë, mbikëqyrin gjithë transaksionet e lëvizjes së produkteve, duke garantuar mbërritjen te konsumatori në kohë optimale dhe në cilësinë e kërkuar.
Detyrat kryesore
- Përcaktojnë, zbatojnë dhe monitorojnë strategjitë, politikat dhe planet për blerjen, magazinimin dhe shpërndarjen e të mirave;
- Përgatitin dhe zbatojnë plane për të ruajtur nivelet e kërkuara të stokut, me kosto minimale;
- Negociojnë kontrata me furnizuesit për të plotësuar kërkesat e cilësisë, kostos dhe shpërndarjes;
- Monitorojnë dhe rishikojnë sistemet e magazinimit dhe inventarit për të plotësuar kërkesat e furnizimit dhe nivelet e stokut;
- Operojnë sistemet e regjistrimit për të ndjekur gjithë lëvizjet e të mirave dhe për të siguruar ri-porositjen dhe ri-magazinimin në kohë optimale;
- Diskutojnë me departamente të tjera dhe me konsumatorë lidhur me kërkesat për mallrat që dalin dhe eficiencën e transportit të tyre;
- Mbikëqyrin regjistrimin e transaksioneve të blerjeve, magazinimit dhe shpërndarjes;
- Krijojnë dhe menaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet dhe sigurojnë përdorimin eficient të burimeve;
- Krijojnë dhe drejtojnë procedura dhe operacione administrative;
- Planifikojnë dhe drejtojnë operacione të punës së përditshme;
- Mbikëqyrin përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
- Përfaqësojnë organizatën në takime, konferenca të këtij sektori;
- Rritin aftësitë e tyre profesionale.
Kërkesat
- Preferohet arsim i lartë;
- Kurse dhe trajnime profesionale përbëjnë avantazh;
- Aftësi drejtuese.
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë si agjent furnizimi e shpërndarje, magazinier duke pasur arsim të mesëm. Me eksperiencë pune apo kualifikime shtesë ai mund të punësohet si drejtues në furnizim e shpërndarje. Me arsim të lartë kryesisht në shkencat ekonomike ai mund të menaxhojë organizata më të mëdha në sektorin e furnizimit dhe shpërndarjes.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor në depozitim/magazinim
- Drejtor në hekurudhë
- Drejtor në shërbime magazinimi
- Drejtor në shërbim furnizimi
- Drejtor në shërbim për blerje të ndryshme
- Drejtor në shërbim shpërndarje
- Drejtor në shërbim shpërndarje të energjisë elektrike
- Drejtor në shërbime transport/mallrash
- Drejtor në shërbime të transport/pasagjeresh
- Drejtor në shërbime të transporti/naftësjellës dhe gazsjellës
- Krye-dispeçer në shërbim furnizimi e shpërndarje
- Manaxher logjistike
- Manaxher i zinxhirit të furnizimit
- Manaxher i kompanive të transportit

