1322Drejtues në minierë
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit në minierë planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e prodhimit në minierë, përfshi gjithë operacionet e nxjerrjes së mineraleve, naftës e gazit. Ata vlerësojnë eficiencën e prodhimit dhe sugjerojnë hapjen e burimeve të reja, si dhe blerje impiantesh e pajisjesh. Zbatojnë politika me impakt sa më të vogël në ndotjen e mjedisit.
Detyrat kryesore
- Vendosin kuotat e prodhimit në bashkëpunim me manaxherët e tjerë dhe/apo aksionerët;
- Planifikojnë vendet ku do bëhen gërmimet dhe zhvillojnë politika për ndarjen e materialeve të lëndës së parë nga pjesa tjetër;
- Vlerësojnë eficiencën e zonave të prodhimit dhe sugjerojnë hapjen e burimeve të tjera;
- Planifikojnë nevojat për personel, të pajisje dhe teknologjitë që do përdoren;
- Kontrollojnë punën e personelit, bëjnë ndryshime në oraret e punës kur është e nevojshme;
- Planifikojnë detaje të aktiviteteve të prodhimit në termat e cilësisë dhe sasisë së produktit, kostos kohës së duhur dhe kërkesave për krahë pune;
- Përcaktojnë dhe manaxhojnë buxhetet, dhe përdorin burimet për të minimizuar kostot;
- Mbikëqyrin instalimin e impiantit apo pajisjeve të reja të nevojshme;
- Monitorojnë zbatimin e rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë së punëtorëve;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë kërkime dhe ideojnë rregullore, kërkesa statutore që kanë të bëjnë me veprimtaritë e nxjerrjes së mineraleve dhe tëmbrojtjes së mjedisit;
- Mbikëqyrin rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
- Kontrollojnë përgatitjen e të dhënave dhe raportimeve mbi prodhimin dhe punën e kryer;
- Raportojnë te bordi drejtues apo aksionerët e organizatës mbi punën e kryer;
- Përfaqësojnë organizatën në takime, forume ku diskutohen çështje të minierave;
- Njohin, përditësojnë njohuritë e tyre për legjislacionin në këtë sektor;
- Rritin aftësitë e tyre profesionale.
Kërkesat
- Preferohet arsim i lartë
- Aftësi drejtuese;
- Aftësi për të vepruar.
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë punën si punonjës i thjeshtë në minierë apo në përpunimin e mineraleve. Falë eksperiencës në punë, aftësive drejtuese mund të punësohet si drejtues në minierë. Kurset profesionale në manaxhim, kryesisht për kontrollin e buxhetit të operacioneve në minierë janë të nevojshme. Një drejtues në minierë mund të punësohet në poste të tjera, si drejtues në prodhim. Ai mund të jetë dhe përfaqësues i sindikatave të punonjësve.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor në minierë
- Drejtor prodhimi në minierë
- Drejtor prodhimi nëntoke në minierë
- Manaxher miniere
- Manaxher prodhimit (i nxjerrjes së naftës dhe gazit)
- Manaxher i prodhimit në gurore
- Manaxher guroreje
- Drejtor prodhimi dhe përpunim minerali në minierë
- Drejtor kërkim/zbulim për minerale
- Drejtor projektimi në minierë
- Drejtor për hapjen/përgatitjen e vend-burimit minerar
- Drejtor shfrytëzimi në minierë

