1323Drejtues në ndërtim

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit në ndërtim planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë zbatimin e projekteve të inxhinierisë civile, ndërtesave dhe banesave, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi. Ata mbikëqyrin punën e personelit dhe kujdesen për përfundimin e operacionit të ndërtimit në afatin e duhur, në cilësinë e kërkuar dhe brenda buxhetit të planifikuar.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë operacionin e zbatimit të projektit tëndërtimit;
  • Interpretojnë projektin arkitektonik dhe specifikimet e tij në bashkëpunim me inxhinierët apo specialistët e tjerë të përfshirë;
  • Koordinojnë burimet e prodhimit, shpërndarjen e materialeve, impianteve apo pajisjeve;
  • Negociojnë me pronarët e ndërtesës, zhvilluesit e pronës dhe nënkontraktorët e përfshirë në procesin e ndërtimit, për të garantuar që projekti të përfundojë në kohë dhe brenda buxhetit të përcaktuar;
  • Drejtojnë prokurimet, përgatisin tendera dhe thirrje për kontraktime;
  • Operojnë dhe zbatojnë programet e koordinuara të punës në vendet e ndërtimit;
  • Sigurojnë zbatimin e kuadrit ligjor për ndërtimin dhe standardet e performancës, cilësisë, kostos dhe sigurisë në punë;
  • Zbatojnë kufizimet e vendosura nga planet urbanistike të autoriteteve lokale;
  • Nënshkruajnë kontrata për shërbime të specializuara ndërtuese;
  • Koordinojnë inspektimet e ndërtimit nga autoritetet relevante;
  • Hartojnë dhe menaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet dhe sigurojnë përdorimin eficient të burimeve;
  • Mbikëqyrin rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit, si dhe nënkontraktorëve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
  • Përfaqësojnë organizatën në takime dhe konferenca;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Preferohet arsim i lartë;
  • Aftësi drejtuese;
  • Aftësi për të vepruar.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si punonjës ndërtimi duke pasur arsim të mesëm. Me punë, eksperiencë dhe kualifikime shtesë mund të punësohet si përgjegjës ndërtimi. Falë aftësive të tij drejtuese, kurseve në manaxhim apo shkollimit profesional në ndërtim, arkitekture, inxhinieri, ai mund të punësohet si drejtues në ndërtim.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor i përgjithshëm në ndërtim
  • Drejtor ndërtimi për ndërtesa dhe punime publike
  • Manaxher i projektit të ndërtimit
  • Drejtor i zbatimit të projektit
  • Mbikëqyrës kolaudimi në ndërtim

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye