122Drejtues të shitjeve marketingut dhe zhvillimit të biznesit
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Drejtuesit e shitjeve, marketingut dhe zhvillimit të biznesit planifikojnë, organizojnë, drejtojnë, kontrollojnë dhe koordinojnë aktivitetin e ndërmarrjes dhe organizatës në fushën e reklamave, marrëdhënieve publike, hulumtimin dhe zhvillimin, shitjeve dhe marketingut. Ata ofrojnë edhe shërbime për kompanitë dhe organizma të tjerë.
Detyrat kryesore
- Përpilojnë dhe zbatojnë politika dhe plane për reklamat;
- Përpilojnë dhe zbatojnë politika dhe plane për marrëdhëniet me publikun;
- Përpilojnë dhe zbatojnë politika dhe plane për zhvillimin e produkteve;
- Përpilojnë dhe zbatojnë politika dhe plane për shitjes dhe marketingut në konsultim me manaxherët e tjerë;
- Drejtojnë zhvillimin e iniciativave të reja ose hulumtimeve shkencore për produkte, metoda të shitjeve, marrëdhëniet publike dhe fushatat e marketingut;
- Përcaktojnë dhe drejtojnë aktivitetet e shitjes, përzierjet e produktit, standardet e shërbimit të klientit;
- Përcaktojnë dhe drejtojnë metodat e tregtimit dhe politikat e shpërndarjes;
- Kryejnë përcaktimin e çmimeve dhe të metodave të kreditimit;
- Krijojnë dhe menaxhojnë buxhete duke kontrolluar shpenzimet për të siguruar përdorimin efikas të burimeve njerëzore, financiare, të materialeve etj.;
- Mbikëqyrin performancën, përzgjedhjen apo miratimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore;
- Konsultohen me personelin e nivelit tëlartë apo vartës dhe koordinojnë veprimtarinë ndërmjet tyre;
- Përfaqësojnë organizatën në bisedime zyrtare, në negociata, në konventa, seminare dhe forume;
- Sigurojnë veprimtarinë e organizatës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse;
- Promovojnë interesat e ndërmarrjes apo organizatës;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorë të tjerë.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë;
- Të jetë mbi 18 vjeç;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

