1223Drejtues të kërkimit dhe zhvillimit

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e kërkimit dhe të zhvillimit planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit të një organizate apo sipërmarrjeje. Ata gjithashtu mund t’i ofrojnë këto shërbime si të pavarur për organizata publike apo private.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet kërkuese dhe zhvilluese brenda organizatës ku punojnë ose i porosisin te organizata të treta që merren me kërkimin;
  • Ideojnë dhe sugjerojnë mënyra për të krijuar ose përmirësuar procese teknike, produkte, njohuri apo për përdorimin e materialeve;
  • Planifikojnë programe të plota kërkimi dhe zhvillimi për një ndërmarrje apo organizatë duke specifikuar qëllimet dhe kërkesat buxhetore;
  • Drejtojnë dhe menaxhojnë aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit të personelit;
  • Krijojnë dhe menaxhojnë buxhete, kontrollojnë shpenzimet dhe garantojnë përdorimin eficient të burimeve të organizatës;
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedura operative dhe administrative;
  • Planifikojnë dhe drejtojnë veprimtaritë e përditshme;
  • Mbikëqyrin zgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
  • Përfaqësojnë ndërmarrjen ose organizatën në konventa, seminare dhe konferenca;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
  • Zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë;
  • Aftësi për të vepruar;
  • Aftësi analitike.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si ndihmës specialist në fushën e kërkimit e zhvillimit të organizatave. Duke u përqendruar në fushën kërkimore, duke studiuar dhe kryer kurse profesionale, si dhe me një eksperiencë më të gjerë mund të punësohet si drejtues i kërkimit dhe zhvillimit. Për këtë profesion kërkohet shumë punë studimore dhe analitike. Mund të punësohet në organizata publike e private.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor i fushës së kërkimeve
  • Drejtor i fushës së zhvillimit
  • Manaxher i zhvillimit të produkteve
  • Drejtues të Qendrës së Kërkimeve Shkencore

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye