1221Drejtues të shitjeve dhe marketingut

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e shitjeve dhe të marketingut planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e shitjes dhe marketingut të një ndërmarrjeje apo organizate. Ata gjithashtu mund t’i ofrojnë këto shërbime edhe si të pavarur duke ofruar shërbime të marketingut dhe shitjeve për organizata publike a private.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë tregun, konkurrentët në lidhje me aktivitetet e shitjeve dhe marketingut, për produktet e ngjashme me ato të organizatës;
  • Planifikojnë dhe organizojnë programe të veçanta të shitjeve dhe të marketingut bazuar në të dhënat e shitjeve dhe vlerësimin e tregut;
  • Përcaktojnë listën e çmimeve, planifikojnë zbritjet, termat e shitjes, buxhetet e shitjeve promocionale, metodat e shitjes, incentivat dhe fushatat speciale të marketingut;
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedura operative dhe administrative të lidhura me aktivitetet e shitjes dhe marketingut;
  • Drejtojnë dhe menaxhojnë aktivitetet e shitjes dhe personelin e marketingut;
  • Planifikojnë dhe drejtojnë veprimtaritë e përditshme;
  • Krijojnë dhe menaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet për të garantuar një përdorim sa më eficient të burimeve;
  • Mbikëqyrin përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
  • Përfaqësojnë ndërmarrjen apo organizatën në takimet për çështje të shitjeve dhe marketingut, në ekspozita apo panaire të tregtisë dhe forume të tjera;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i Lartë;
  • Aftësi për të vepruar;
  • Aftësi analitike dhe drejtuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën edhe si agjent shitjesh apo marketingu duke pasur dhe një diplomë të shkollës së mesme ose kurse profesionale. Falë eksperiencës, arsimit të mëtejshëm ose kurseve profesionale mund të punësohet dhe si drejtues i shitjeve dhe marketingut në organizatë. Drejtuesit e shitjeve dhe marketingut punësohen në qendra tregtare, kompani te telekomunikacionit, marketingut etj.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor në shërbimin tregtar
  • Drejtor të dhomave të tregtisë
  • Drejtor i marketingut
  • Drejtor i shitjeve
  • Drejtor ankandesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye