911Punëtorë shërbimi dhe ndihmës në shtëpi, hotele dhe zyra
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e shërbimit dhe ndihmës në shtëpi, hotele dhe zyra ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit, në pastrimin e ambienteve, në bërjen e furnizimeve me artikuj të jetës së përditshme, larje dhe hekurosje apo veprimtari të tjera në shtëpi, hotele, zyra dhe institucione të tjera, si dhe në avionëve, trena, autobusë apo automjete të ngjashme. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh, në hotele, institucione të ndryshme apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë pastrim gjithëpërfshirës (si fshirje , larje, ajrosje etj.) në shtëpi, hotele, zyra dhe institucione të tjera, si dhe në avionë, trena, autobusë apo automjete të ngjashme;
- Pastrojnë mobilie dhe orendi apo objekte të ndryshme në shtëpi, hotele, zyra dhe institucione të tjera;
- Rregullojnë shtretërit në dhomat e hoteleve, pastrimin e banjave, furnizimin me peshqir, sapun dhe të tjera;
- Ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit në shtëpi, hotele, zyra dhe institucione të tjera;
- Kryejnë mbledhjen e enëve mbas shërbimit të ushqimit në shtëpi, hotele, zyra dhe institucione të tjera;
- Bëjnë larjen e enëve, pastrimin, dezinfektimin dhe aromatizimin e tyre dhe të kuzhinës duke përdorur materialet dhe solucionet e duhura;
- Bëjnë larjen, pastrimin, dezinfektimin dhe aromatizimin e banjës dhe VC-ve duke përdorur solucionet përkatëse;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.

